Mbledhja me kabinetin në Tepelenë, Rama: Riorganizim i procesit qeverisës! Shkarkimi Gjiknurit? S’lidhet me inceneratorët, raporti me SPAK i qartë

TEPELENË- Jo ndryshime në qeveri, por rikonceptim të procesit qeverisës. Kryeministri Edi Rama shpjegoi për gazetarët se çfarë parashikon ky riorganizim duke zbuluar edhe çfarë u diskutua në dy ditë mbledhje informale mbajtur në Ujin e Ftohtë në Tepelenë, (28 - 29 korrik 2023) por edhe se çfarë do të sjellë sesioni i ri politik për qeverinë.

Për herë të parë foli për një forcim të rolit të zëvendësministrave. 

“Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizmi i këtij procesi. Kemi arritur disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls të ri por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Do krijojmë kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë vendit”, tha Rama.  

Me riorganizimin e qeverisjes, puna në shtator do të nisë me reforma të rëndësishme, në arsim dhe në prokurimet publike.

“Kemi folur për një tjetër reforme në arsim. Është shumë e rëndësishme. Për të thelluar një proces ku ne nuk duhet të jemi të papërgatitur përballë këtyre lëvizjeve të mëdha, rënies së lindshmërisë, ndryshimeve që ndodhin në teknologji etj. Ne u fokusuam te kodimi, tani me inteligjencën artificiale ka dilemë. Folëm gjatë për IA. Kemi filluar reformë për prokurimeve, do e ndryshojmë komplet. Me inteligjencën artificiale do t’a çojmë këtë proces në nivel tjetër. Do transformojmë edhe e-Albanian.”

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është diskutuar për një riorganizim të procesit qeverisës, duke marrë edhe ekspertizë të huaj për çfarë mund të bëhet më mirë.

“Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizmi i këtij procesi. Kemi arritur disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls të ri por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Do krijojmë kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë vendit”, tha Rama.  

Rama komentoi shkarkimin e të gjithë sekretariatit, përfshirë këtu edhe Damian Gjiknurin. Rama tha se shkarkimi i tij nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për dosjen e inceneratorëve. Kreu i qeverisë thekson se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër. Rama theksoi se raporti i PS me drejtësinë është i qartë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Gjiknuri.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize hetimore, unë s’di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Po u them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariati nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin. Të tjerët s’kanë parë kurrë nga vetja dhe prandaj janë aty ku janë", tha Rama. 

Kryeministri tha se reformat e realizuara kanë rritur interesin e investitorëve të huaj për Shqipërinë

“Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur tërësisht derisa sa jo shumë vite më parë. Ajo që shohim nga brenda është rritja e interesit të investitorëve të huaj, nuk flasim për projekte të fokusuara vetëm në sektorin e energjisë, flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë të cilët deri para jo shumë vite më para s’do e konsideronin Shqipërinë si një mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre”

Pas dy ditësh qëndrimi në Tepelenë u ndal edhe tek një prej probleme lokale, siç është ndotja në lumin Vjosë, shqetësim i ngritur prej kohësh nga Report TV.

“Në Shqipëri kemi një numër turistësh marramendës. Pavarësisht se rritja e numrit të tyre shoqërohet edhe me rritjen e numrit të mbetjeve. Pastërtia mbetet ende në vëmendjen tonë, është sfidë. Ne jem duke bërë projektin. Kemi mbështetje të konsiderueshme me partnerët, edhe kjo situatë do ndryshojë.”

Të gjithë ministrat ishin të pranishëm. Ky takim vjen pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, ku Asambleja Kombëtare shkarkoi të gjithë sekretariatin dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Rikonceptim qeverisë? Bardhi: Zgjidhja është largimi i Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk zgjodhi të reagojë për zgjedhjet që synojnë të kthejnë Bashën në drejtimin e partisë, por komentin në rrjetet sociale, ia dedikoi mbledhjes së qeverisë në Tepelenë.

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve. Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët”, shkruan Bardhi.

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje.  E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Ora 14:07
Zjarret në vend/ Rama thirrje Prokurorëve: Mos pushoni çështjet për ‘piromanët’, ata kriminelë djegin pasuritë e vendit tonë

 

Kryeministri Edi Rama ka edhe një thirrje për Prokurorët të cilët ‘gjykojnë’ ‘piromanët.

“Është meritë e madhe e Policisë së Shtetit është meritë që kanë arrestuar disa nga autorët e djegies së pyjeve për të cilët kodi penal parashikon dënime të gjata. Thirrje prokurorëve, që bëjnë pushime çështjesh për djegiet e pyjeve, mos të harrojnë fëmijët e familjarëve që i këna mbjellë ato pemë kur marrin përsipër për mos hetimin e çështjes për këta kriminelë. Me një shkrepse djegin pasuri të tëra të vendit dhe nuk dua që në Shqipëri të ndodhë si në vende të tjera që po digjen e po përvëlohen...”- tha Rama.

Ora 14:03
Ndotja e ‘Albetrol’ në Vjosë, Rama: Pastrimi është prioritet, këto kapacitete kemi! Situata do ndryshojë jemi në kontakt me partnerët, presim financime

 

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ndotjen e lumit Vjosë nga ‘Albpetrol’. Shqetësimin që prej kohësh e kishte ngritur edhe Report Tv, Rama iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga gazetari i Report Tv, Piro Nase ku tha se pastërtia në Shqipëri është prioritet i qeverisë.

“Edhe për mbetjet dhe ujërat e zeza, jemi të vetëdijshëm për këtë. Shqipëria më e pastër se sot s’ka qenë kurë. Në Shqipëri kemi një numër turistësh marramendës. Pavarësisht se rritja e numrit të tyre shoqërohet edhe me rritjen e numrit të mbetjeve. Pastërtia mbetet ende në vëmendjen tonë, është sfidë. Ministrja e turizmit i rri në kokë. Të gjithë turistët e huaj impresionohen me bukurinë. Parku Kombëtar ka zgjidhjen e mbetjeve dhe kanalizimeve, natyrisht këto bëhen me fonde. Ne jem duke bërë projektin. Kemi mbështetje të konsiderueshme me partnerët, edhe kjo situatë do ndryshojë. Mund të paralizohesh sa të duash pse derdhen ujërat në Vjosë, po nuk di mënyrë sesi t’i hedhim këto kanalizime në rrugë. Kapacitetet të tilla janë. Parkun kombëtar e kemi të shoqëruar me projektin me aleancën.”-tha Rama.

 

Ora 13:52
Shkarkimi i Gjiknurit, Rama: Nuk ka lidhje dosjen e inceneratorëve, raporti ynë me drejtësinë është i qartë

 

Nga Tepelena, ku zhvilloi takimin me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama komentoi shkarkimin e të gjithë sekretariatit, përfshirë këtu edhe Damian Gjiknurin. Rama tha se shkarkimi i tij nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për dosjen e inceneratorëve. Kreu i qeverisë thekson se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër. Rama theksoi se raporti i PS me drejtësinë është i qartë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Gjiknuri.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize hetimore, unë s’di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Po u them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariati nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin. E ka bërë punën mirë, derisa edhe rezultatet kanë folur mirë për PS, por kam besuar gjithmonë që para se të të vënë të tjerët në pozitën që ti duhet të kuptosh se ca duhet të bësh për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. PS është këtu prej 10 vitesh se ketë gjë kanë bërë. Të tjerët s’kanë parë kurrë nga vetja dhe prandaj janë aty ku janë. Raporti me drejtësinë është i qartë. Lëvizjet tek në bëhen vetëm për arsye të nevojës për ta çuar punën në një nivel tjetër”, tha Rama.

Ora 13:44
Mbledhja 48 orë me qeverinë, Rama: Reformim në arsim dhe në ligjin e prokurorimeve! Inteligjenca Artificiale, kryefjalë! Transformim do ketë edhe e-Albania

 

Kryeministri Rama ka zbuluar fokusin e bisedimeve në mbledhjen e 48 orëve në Tepelenë me ministrat. Rama thotë se do të ketë ndryshime të mëdha në reformën e Arsimit por edhe në atë të Prokurorimeve ndërsa shton se kryefjala ishte Inteligjenca Artificiale. Rama tha se po studiohet sesi do të adaptohet ky revolucion i teknologjisë në shërbime dhe politika sociale. Nga ana tjetër Rama paralajmëroi një super transformim të portalit qeveritar, e-albania.

“Kemi nevojë të bëjmë një kapërcim tjetër vetë, të kuptojmë se çfarë sfidash të reja sjell ky ndryshim që po i ndodh vendit tonë. Si dhe të kuptojmë se sa shumë gjëra ne duhet të vëmë në dispozicion për ta cacur Shqipërinë në 2030 në atë maj që e kemi përcaktuar si vizionin tonë. Do shikoni në javët e ardhshme që do gjendemi para një situate tjetër, bashkë me lajmin e mirë vjen barra që ti duhet të kesh kapacitetet. Krahas këtyre ne kemi sfida që lidhen me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk duhet të konsiderojë avantazh krahun e lirë të punës, sepse s’është.  Kemi folur për një tjetër reforme , në arsim. Është shumë e rëndësishme. Për të thelluar një prnces ku ne nuk duhet të jemi të papërgatitur përballë këtyre lëvizjeve të mëdha, rënies së lindshmërisë, ndryshimeve që ndodhin në teknologji etj. Ne u fokusuam te kodimi, tani me inteligjencën artificiale ka dilemë. Folëm gjatë për IA. Kemi një proces të integrimit evropian që të transporzojmë 4000 e ca ligje, ndërkohë ne mund të bëjmë 60 në vit. Me IA ne mund ta bëjmë këtë me kosto të ulëta dhe shumë shpejt. Kemi filluar reformë për prokurorimeve, do e ndryshojmë komplet. Me inteligjencën artificiale do t’a çojmë këtë proces në nivel tjetër. Do transformojmë edhe e-Albanian.”- tha Rama.

Ora 13:39
Rama nga Tepelena: Është rritur interesi i investitorëve të huaj për vendin tonë

 

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena, ku përfundoi takimin me kabinetin qeveritar tha se imazhi i Shqipërisë në botë ka ndryshuar, ndërsa theksoi se është rritur interesi i investitorëve të huaj për të investuar në vendin tonë.

“Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur tërësisht derisa sa jo shumë vite më parë. Ajo që shohim nga brenda është rritja e interesit të investitorëve të huaj, nuk flasim për projekte të fokusuara vetëm në sektorin e energjisë, flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë të cilët deri para jo shumë vite më para s’do e konsideronin Shqipërinë si një mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre”, tha Rama.  

Ora 13:35
Mbledhja 2-ditore në Tepelenë, Rama: U diskutua për një riorganizim të procesit qeverisës

 

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes dy ditore me kabinetin qeveritar. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është diskutuar për një riorganizim të procesit qeverisës

“Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizmi i këtij procesi. Kemi arritur disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls të ri por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Do krijojmë kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë vendit”, tha Rama.  

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nexhmije: 30/07/2023 18:13

    Ne Vlore duhet urgjentisht te emerohet ne krye te ZVA Z Roland Dervishi i cili ka dhene prova qe di te beje me te miren per shkollimin e brezave te rinj

    Përgjigju
  • ta nguli: 30/07/2023 04:37

    shqiperi te njohu bota, ballkani dhe europa...te huajt nuk e dine ku bie shqiperia...

    Përgjigju
  • Emri: 29/07/2023 18:47

    A mund te behet reforme ne arsim me kete lloj ministre arsimiqe eshte tani?Ne Vlore 90% e drejtuesve te shkollave jane per cikel te ulet.Si mundet te kontrollojne mesuesit e AMU se?Perveç kesaj ,sistemi qe u vendos per nxjerrjen e notave beri qe mesuesit te mos merren me mesimdhenien por me kompjuterin .Skandal

    Përgjigju
  • Une: 29/07/2023 18:39

    Ndimoni patronazhistet se drejtorat po i qijn grate jane ne halle

    Përgjigju
  • Pandi: 29/07/2023 17:21

    Dmth ramizmi po behet gati per operacionin e radhes te zhvatjes se aseteve kombetare, prones dhe parase publike nen mbulesen e reformave te "rikinceptimit" te procesit "qelberises".

    Përgjigju
  • Soni: 29/07/2023 17:06

    Niku je i madh po ku kan turp keta lepirsa dhe hajde beso qe ky vend do eci me pacavure si kta sufllaqexhinjt

    Përgjigju
  • Arberi: 29/07/2023 16:24

    Jam plotesisht dakort me Mergimtarin.Ben kritika qeverise dhe kerkon largimin e tij,ndersa Gazi nuk ka as parti e as vule.Jep mend nje njeri qe nuk ka as parti as koleg e shoke.Z.Bardhi eshte i blere nga Berisha.Po te mbante qendrim ndajBerishes e Bashes,t'i kritikonte hapur dhe te fillonte punen per konsolidimin e partise,anetaresia do e perkrahte.Tani tallemi me te gjithe,perfshi edhe Bardhin.Partia Demokratike ka vdek.Fajtorin e keni ne mesin tuaj si , S Berisha.Basha,Bardhi etj,etj.Te themelohet nj PD e re,pa laskaret e siperm ne krye.Krijoni Partine dhe me vone kerkoni pushtetin.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 29/07/2023 15:44

    Bardhi do te bente mire te mos flas kodra pas bregut.Perpara se te gjykosh te tjeret mos fut gure ne rotat e partise qe kerkon te perfaqesosh.Ju Z.Bardhi jeni nje nga faktoret e gjendjes jo te mire te vendit.Ben mire te reflektosh.

    Përgjigju
  • Oli: 29/07/2023 15:43

    Meru me partine tate qe e shkatrruat dhe jo me Ramen mo pederast!

    Përgjigju
  • Scutari: 29/07/2023 15:37

    Kryeministër thojini vartësve tuaj të vjedhin më pak se nuk do të dinë t'i justifikojnë pastaj, si puna e Tigres!

    Përgjigju
  • Xoni: 29/07/2023 15:10

    Ceta ka nevoje per ushqime veshmbathje dhe pare. Presim te n’a vijne financimet nga qielli thote mbreti. Dhe gjysmat behen vila rroga dhe makina.

    Përgjigju
  • Flori: 29/07/2023 14:09

    Zoti Rama gjithmon ka bere zgjedhjet e duhura dhe per kete mbledhje qeveritare ka bere shume mire dhe transparenca e tij flet shume????????

    Përgjigju
  • Gazmire: 29/07/2023 14:07

    Transparenca qe partia socialiste ka dhen eshte shume e qart dhe per tu vlersuar nje bravo shume te madhe????????

    Përgjigju
  • Vegjetariani: 29/07/2023 13:56

    O sufflaqengrenes, jeni shume te mjere. Thirrini mendjes, nuk ja vlen te skllaverohesh per ato pak lek qe merrni per te mbrojt regjimin me te keq ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Arbana: 29/07/2023 13:48

    Sa mirë kuvendojnë aty ke Hotel Uji i Ftohtë, ka lezet freskët duke qarë hallet e popullit e duke stimuluar ivestitorë strategjikë

    Përgjigju
    • Or tej: 29/07/2023 14:40

      Kamarjer na bej 2 stimuluesa per investitoret strategjike or teeeejjjjj

  • Ina: 29/07/2023 11:46

    PS nje nga partite qe punon shume per Shqiperine

    Përgjigju
    • Niku: 29/07/2023 13:48

      Shkruaj akoma se nuk e fiton sufllaqen me 4 komente me emra te ndryshem,po si nuke ke turp qe lepihesh kaq shume.

  • Klea: 29/07/2023 11:45

    Jemi te sigurt qe do te diskutoni ceshtje shume te rendesishme per vendin

    Përgjigju
  • Ema: 29/07/2023 11:44

    Urojme qe kjo mbledhje te shkoje sa me mire

    Përgjigju
  • Eni: 29/07/2023 11:40

    Gjithmone beni mbledhje te rendesishme per ne

    Përgjigju
  • Kevi: 29/07/2023 11:39

    Shpresojme per lajme te mira

    Përgjigju
  • Olti: 29/07/2023 11:39

    Suksese ne kete takim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!