Rama: Nis projekti i autostradës 
së kaltër Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri

Rama: Nis projekti i autostradës <br />së kaltër Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri
TIRANE - Në Kosovë u mbajt takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Transportit të Ballkanit Perëndimor, në vijimësi të samitit të Berlinit që u organizua nga kancelaria gjermane Angela Merkel.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale është ndalur në projektin e autostradës së kaltër, si një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në postimin e tij Kryeministri Rama thekson se ky projekt është frut i parë i Konferencës së Berlinit që parashikon nisjen e projektit të autostradës së kaltër. Ky projekt synon lidhjen e bregdetit të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Fruti i pare i Konferences se Berlinit fillojme projektimin e autostrades se kalter qe do lidhe bregdetin e Kroacise Malit te Zi Shqiperise!” shkruan Rama
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse