ELBASAN- Pas porosive të lëna në mbledhjen e Asamblesë, kryesocialsiti Edi Rama ka zbritur vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizatat e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Ndalesën e parë e bëri në Elbasan, ku u takua me anëtarët e dy organizatave socialiste.
Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjizimit të PS-së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar 4 anëtarësime të reja pranë çdo organizate.
“Mbledhje e dy organizatave të Partisë Socialiste të bashkisë Elbasan, njëra urbane e tjetra rurale, në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare, i cili vazhdon me synimin e një fitoreje shembullore në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Rama.
Për kreun e qeverisë objektivi është i qartë, në zgjedhjet parlamentare fitorja e Partisë Socialiste duhet të jetë edhe më e thellë. Ajo çfarë i diferencon nga të tjerët, Rama thotë se është organizmi që kanë në bazë, si edhe angazhimi i treguar duke bërë kështu që të fitojnë dy mandate radhazi me shumicë të pavarur nga partitë e tjera poltike.
"Jo rastësisht unë erdha për të takuar dy organizata të Partisë Socialiste dhe jo vetëm drejtuesit, deputetët me të cilët takohemi zakonisht dhe po kështu do të shkoj në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve për të takuar organizatat socialiste.
Ne, falë faktit që kemi punuar seriozisht, falë faktit që jemi organizuar mirë, falë faktit që jemi angazhuar më shumë se të tjerët, kemi arritur diçka që në fillim, kur morëm këtë detyrë, dukej e pamundur. Kemi arritur që të marrim dy mandate me një shumicë të pavarur nga të tjerët
Partia Socialiste duhet të jetë në gjendje që të ruajë lidershipin, të garantojë hegjemoninë e vet në jetën politike shqiptare. Ne na duhet një rienergjizim i organizatës së Partisë Socialiste, në radhë të parë, dhe pastaj një rienergjizim i strukturave tona më lart dhe një rienergjizim i gjithë procesit qeverisës. Ne, në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe sesa e mëparshmja", tha Rama.
Fundjava i gjeti socialistët në terren në takime me strukturat. Ministri i Brendshëm dhe drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla mblodhi asamblenë e PS në Mallakastër duke kërkuar hapje reale të PS në të gjitha nivelet dhe kërkoi përgatitje për zgjedhjet e marsit në degë.
“Ky proces është një mundësi e madhe për një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit ndaj njerëzve të zotë, profesionistë të të gjitha fushave, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030”, tha ai.
Fushata e anëtarësimeve të reja në partinë Socialiste ka vijuar në Tiranë. Nga njësia nr. 3 dhe nr. 9 në drejtuesi politik dhe kryetari i Bashkië Erion Veliaj tha se partisë po i bashkohen më të mirët.
Jo vetëm organizatat, por Rama kërkon rienergjizim të të gjithë strukturave, por edhe të gjithë procesit qeverisës. Më pas 15 mars-15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i PS-së në qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Mallakastër.
Balla informoi se “Partia Socialiste do të zhvillojë, duke filluar nga java e tretë e marsit, zgjedhjet e veta të brendshme nga niveli bazë, tek zgjedhja e delegatëve të Kongresit më 20 prill dhe prej tij Asamblenë e re Kombëtare”.
“Ky proces është një mundësi e madhe për një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit ndaj njerëzve të zotë, profesionistë të të gjitha fushave, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030”, tha ai.
ti fiton o rama se demokratet jane ne emigracion...
PërgjigjuPo /rienergjizim/ te karriges se kryeministrit kur do t'a kemi?!
Përgjigjupo tani endrra e rithemelimit eshte qeveria teknike e 2017 nese i rikthehen jetes parlamentare dhe komisioneve hetimore
PërgjigjuPo e'saktë, ashtu si e thotë pataShkruajtësi: sot në Itali ishte Meeting i Socialistëve Europianë,si Mr.Sholtz e Mes.Shlain..etj!..pse nuk ishte Zoti Rama?!
PërgjigjuSot ne itali ishte nje takim i madh i internacionales socialiste PS shqiptare mungonte Mos val PS ka ndrruar krah ka vajtur tek e djathta europiane dhe ka bere aleanc me melonin
PërgjigjuNuk ka socialista tek ne perderisa mbushin vetem xhepat e tyre e nuk bejne asgje per popullin or teeeejjjjj
Mereni dhe ujdiseni si dini vet...Ne 2029 lenreni vendin me 500 mije vete
Përgjigju