Rama niset nga Rinasi drejt aeroportit të Kukësit me emigrantët nga Londra (VIDEO)

Aeroporti “Nënë Tereza” ka qenë ndalesa e parë e emigrantëve nga Londra që kishin si destinacion Kukësin, nga ku nis zyrtarisht fluturime aeroporti  “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Kryeministri Edi Rama se bashku me një grup emigrantësh, të cilët kanë udhëtuar nga Londra, janë nisur tashmë nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit të Kukësit. Rama është shoqëruar dhe nga ministrja e Infrastrukturës, Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Rama: Po, për Kukës ëëë?

Emigranti: Po po!

Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë

Emigranti: U bë, u pa puna.

Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.

Emigranti: Gjë e bukur është bërë.

Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar

Emigranti: E mbajte premtimin aman.

Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi!

‘Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të "Zayed Flatrat e Veriut", me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra!’- shkruan Rama.

1618750572_ramanisetdrejtkukesit.jpg

Rama bashkë me Muhammed El Alabbar president i EMAAR


Lajmi kryesor:

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit