TIRANË - Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e sotme një takim, me delegacion ministrin e i Industrisë dhe Energjisë në azerbajxhan Natig Aliyev.
Gjatë këtij takimi kryeministri Rama u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe shprehu interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh.
Nga ana e tij, Ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për Qeverinë shqiptare si një partner serioz, e cila i është përgjigjur në kohë, detyrimeve që rrjedhin nga projekti TAP.
Në takim u fol për avancimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë, për të cilin Ministri Aliyev tha se Qeveria e tij është e angazhuar për realizimin e këtij projekti.
Më tej, Ministri Aliyev u zotua se do të inkurajojë praninë e kompanive azere në Shqipëri, ndërsa të dy vendet po punojnë gjithashtu, për të identifikuar potenciale të reja bashkëpunimi edhe në fusha të tjera si turizmi, infrastruktura etj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com