TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi sot në rrjetin social, publikon një poster grafik me të dhëna ndihmese për ndërgjegjësimin e qytetareve për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizim, si dhe shpreh mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë qeveria në luftën kundë kancerit.
Muaji tetor në të gjithë botën është muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizim, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.
"Në këtë muaj hoqëm tarifën e momografisë dhe mënjanuam sistemin e referencës, duke ftuar grate të vijnë të ekzaminohen me dëshirë, madje edhe ne oraret e pasdites. Tetë mjekë të rinj filluan  punën në tetor, katër në QSUT dhe katër në spitale të tjera, si dhe u vunë në punë dy momografëve të rinj të lëvizshëm. Hapëm klinike të re të Shërbimit në Spitalin Rajonal të Durrësit për herë të parë përveç QSUT-së", thuhet në posterin grafik që ka zgjedhur të publikojë kryeministri Rama, sot si një mënyrë komunikimi dhe sensibilizimi për luftën kundër kancerit të gjirit në muajn tetor./ATSH/