Mbyllja e rrjetit social Tik-Tok, do të prekë 1 milionë e gjysmë shqiptarë. Sipas faqes World Population Review, kaq është numri i llogarive që kjo platformë ka në Shqipëri.
Por teksa rrjeti kinez po shkon drejt mbylljes në vendin tonë, personazhet e famshëm që përdorin TikTok, ju kanë sugjeruar ndjekësve, të kalojnë në një platformë të ngjashme, të quajtur Clapper, deri tani thuajse të panjohur në Shqipëri.
Por çfarë është Clapper e si funksionon ajo? Kjo platformë u krijua në Amerikë në vitin 2020. Ai është konsideruar ndryshe si "TikTok për të rriturit".
Përmbajtja në Clapper pasqyron atë që do të gjenit në TikTok - skica komedi, shaka dhe video të tjera argëtuese. Megjithatë, Clapper është një platformë vetëm për të rritur, që kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 17 vjeç, që do të thotë se disa përmbajtje mund të mos jenë të përshtatshme për audiencën më të re.
Suksesi në to varet nga origjinaliteti, sepse nuk lejohet të publikohen pamje të përsëritura apo të prodhuara nga të tjerët. Edhe në këtë platformë, përdoruesit mund të fitojnë para përmes suksesit të tyre në video të ndjekura apo lojëra të ndryshme.
As këtu nuk ka filtra dhe kufizime. Çfarë ngre shqetësimin, se risqet që vinin nga Tik-Tok, mund të jenë edhe në Clapper.
Qeveria, e pyetur nga gazetarët për këtë tendencë të re, që po e përqafojnë të rinjtë në Shqipëri, tha se po ju ofron të rinjve mundësi që pas mësimit të mos rrinë në rrjete sociale, por të veprojnë shëndetshëm.
Aktualisht nuk ka të dhëna se sa shqiptarë janë të regjistruar në “TikTok-un amerikan” të quajtur Clapper.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
SHBA/ Ylli i Youtube, Mr.Beast po kërkon të blejë TikTok për të shmangur ndalimin e aplikacionit pas vendimit të Gjykatës së Lartë
22 Janar, 07:18
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
SHBA/ Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën
19 Janar, 20:15
-
Mediat sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit
19 Janar, 08:28
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Trump thotë se me 'shumë mundësi' do të shtyjë mbylljen e TikTok në SHBA, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar
18 Janar, 19:38
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Gjykata e Lartë në SHBA miraton ndalimin e TikTok! Vendimi hyn në fuqi më 19 janar
17 Janar, 16:12
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26