Rama: Nuk do të ketë më baste
online, shpenzohen 700 mln $
"Kjo është qeveria që kam dashur"- Nga A. Duka

Rama: Nuk do të ketë më baste<br />online, shpenzohen 700 mln $<br />"Kjo është qeveria që kam dashur"- Nga A. Duka
TIRANË -  “Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku mund të luhet kumar.” Kryeministri Rama deklaron se lufta e krimit ekonomik përmes aktivitetit të lojrave të fatit do të vijojë pa kompromis dhe tolerancë zero deri në mbylljen e çdo aktiviteti të lojrave të fatit, përfshi këtu dhe websitet e basteve online.  

Në një konferencë për shtyp nga kryeministria, mesditën e sotme Rama nënvizoi se aksioni për mbylljen e subjekteve të lojrave të fatit të paligjshme do të vazhdojë në çdo lagje.

Sipas kryeministrit kemi të bëjmë me "një industri të vërtetë të krimit ekonomik". Vetëm në bastet online shqiptarët lënë 500- 700 milionë dollarë në vit.

Për kompanitë e licensuara që veprojnë në lojrat e fatit u kërkohet të veprojnë brenda ligjit dhe të derdhin detyrimet e prapambetura.

Gjithashtu po planifikohet një strategji daljeje me qëllim që këto kompani të mos dalin të dëmtuar por dhe të përgatiten për të mos fituar gjithë jetën pasi e ardhmja e këtij vendi nuk mund të ketë të përbashkët bixhozin.

TOLERANCE ZERO KRIMIT EKONOMIK, I DIME SHTRIRJET DHE LIDHJET ME POLITIKEN
“Jam për të dhënë një mesazh shumë të qartë që qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intesifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe me tolerancën zero kundër krimit dhe kundër çdo shfaqjeje të krimit në çdo formë e sot dua të flas posaçërisht për atë formë të krimit që shfaqet si krim ekonomik përmes aktivitetit të lojrave të fatit”.
 
“Krim që godet familjet e varfra dhe cënon harmoninë familjare dhe deri tek ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve duke shkaktuar plagë sociale të patolerueshme për një vend si i yni dhe që gjendet në mes të europës dhe ndërtohet perspektiva europiane”, deklaroi Rama.
 
Kryeministri tha se qeveria është e vendosur në këtë aksion dhe është në dijeni të "shtrirjes së këtij aktiviteti, lidhjet që ka pasur dhe vazhdon të ruajë me politikën dhe mbështetjen që ky aktivitet ka gjetur deri në të shkuarën shumë të afërt dhe mbulimin që ka siguruar falë korruptimit të politikës dhe gjithë zinxhirit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit."
 
MINITRIA E INOVACIONIT DO TE BLLOKOJE BASTET ONLINE
Ministria e Inovacionit do të angazhohet për bllokimin e websiteve të basteve online.
“Kemi marrë vendimin që përmes ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e të gjithë websiteve ku derdhen kursime të emigacionit për familjet shqiptare. Shifrat  brenda një viti variojnë nga 500 – 700 milionë dollarë. Kjo shifër tërësisht e papranueshme dhe një aktivitet tërësisht i papranueshëm . Nuk do ketë më baste online për të kërkuar fatin jashtë kufijve të Shqipërisë “

KOMPANITE TE PAGUAJNE DETYRIMET E PRAPAMBETURA
Rama foli dhe për një ligj të ri, ndërkohë që deri në atë moment kompanitë e licensuar duhet të veprojnë konform ligjit aktual çka nënkupton të ngrihen në një distancë larg shkollave e spitaleve dhe të paguajnë detyrimet e prapambetura.
"Kjo kërkon një formë rregullatori sa i takon licensimit. Të gjithë kompanitë që janë të licensuara duhet të derdhin të gjithë detyrimet e prapambetura, por të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi që përcakton edhe vendndodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar nga shkollat spitalet. Të gjithë at që ushtrojnë aktivitetin e licensuar duhet të përmbushin kushtin e distancës nga bankat e shkollat spitalet."

KEMI TE BEJME ME INDUSTRI TE KRIMIT EKONOMIK
I pyetur nga gazetarët, nëse ka emra të oficerëve të policisë që janë të korruptuar dhe kanë lejuar krimin ekonomik Rama tha se, “ka lindur dhe është zhvilluar si industri e krimit në sy të gjithëve pa i bërë përshtypje askujt. Pa mbështetje politike nuk ka industri të krimit ekonomik. Kjo është një industri e krimit ekonomik”.

PSE MARRIM KETO MASA 
“Ne jemi këtu për të mbështetur familjet shqiptare në kërkim të punësimit dhe që kërkojnë ekonomi familjare të shëndetshme e të qëndrueshme. Të gjithë masat e marra lidhur me këtë aktivitet janë masa që lidhen me domosdoshmërinë për të kufizuar maksimalisht tundimet e pafundme që shkaktojnë këto lloj destinacionesh të pafundme.  Dua të nënvizoj se askush dhe për asnjë aryse nuk do të mundet do të ndalë këtë nismë që nuk është aksion apo sezon, por është një nismë që do të quhet e kryer kur shqiptarët  dhe Shqipëria nuk do të lërë më asnjë lekë në kumar”

NUK NDALEMI DERISA SHQIPTARET NUK DO TE LENE ME ASNJE LEK NE KUMAR 
“Ne jemi këtu për të mbështetur familjet shqiptare në kërkim të punësimit dhe që kërkojnë ekonomi familjare të shëndetshme e të qëndrueshme. Të gjithë masat e marra lidhur me këtë aktivitet janë masa që lidhen me domosdoshmërinë për të kufizuar maksimalisht tundimet e pafundme që shkaktojnë këto lloj destinacionesh të pafundme.  Dua të nënvizoj se askush dhe për asnjë aryse nuk do të mundet do të ndalë këtë nismë që nuk është aksion apo sezon, por është një nismë që do të quhet e kryer kur shqiptarët  dhe Shqipëria nuk do të lërë më asnjë lekë në kumar”- tha Rama

STRATEGJIA E DALJES
Rama foli për një strategji daljeje për kompanitë të cilat kanë investuar në këtë fushë.

"Strategji daljeje do të thotë që ky nuk mund të jetë as legalisht e ardhmja e këtij vendi. E ardhmja e këtij vendi nuk mund të ketë të përbashkët bixhozin... Ajo që ka filluar do të shkojë deri në fund për të ndaluar aktivitetin kriminal dhe të përgatisim një strategji daljeje për ata që kanë investuar në këtë aktivitet. Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku mund të luhet kumar. Strategji e daljes do të thotë të garantojmë një proces ku ata, që brenda ligjit kanë projektuar, zhvilluar një investim bazuar mbi ligjin dhe licencën e marrë, të mos dalin të dëmtuar por dhe të përgatiten për të mos fituar gjithë jetën sepse ky aktivitet nuk do të zgjasë gjithë jetën”

"Dua të nënvizoj se askush dhe për asnjë aryse nuk do të mundet dot të ndalë këtë nismë që nuk është aksion apo sezon, por është një nismë që do të quhet e kreer kur shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të lërë më asnjë lekë në kumar."

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë