Rama: Nuk do të pranojmë kurrë ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri

Rama: Nuk do të pranojmë kurrë ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri

Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë se Shqipëria nuk do të pranojë kurrë ngritjen e kampeve të refugjatëve. Në një prononcim për prestigjiozen gjermane ‘Bild’, Rama ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut, por të drejtë në raport me barrën evropiane.

Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh për BE. Njerëz të dëshpëruar nuk mund të hidhen si mbeturina toksike. Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në raport me barrën evropiane.

Edi Rama

Pas nisjes së fluksit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore drejt Europës, liderët e BE janë duke planifikuar ngritjen e një kampi jashtë Unionit, ndërsa nga mediat është lakuar Shqipëria dhe Kosova. Por autoritetet shqiptare gjithmonë e kanë mohuar një gjë të tillë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin