Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE, Shqipëria e Maqedonia e Veriut presin ende datën në Zoom

Kryeministri Edi Rama foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ku tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë, por vendet duhet të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruar sa më shumë atyre të BE. Rama shtoi se këto vlera nuk janë ekskluzive të BE por janë vlera universale për të cilat si Shqipëria dhe vetë BE luftojnë çdo ditë për t'i përmirësuar. Rama shtoi se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë.

"Anëtarësimi në Këshillin e Sigurisë është jo thjesht një sukses i madh, por edhe i dobishëm, për të kuptuar se pavarësisht përmasave të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për vete dhe për të tjerët, për Rajonin. Në vendimin e 11 qershorit, morëm besimin nga 175 vende. Kjo është arritje dhe për Ballkanin Perëndimor, sepse është ulur në këtë tryezë vetëm një herë më parë. Kemi krijuar një standart besueshmërie dhe maturie me këtë zgjedhje. Falenderoj të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurtë dhe për ku punuan, besuan dhe arritën ta paraqesin bukur kandidaturën e Shqipërisë, diplomatë tanët që i falenderoj me respekt. Është një mësim inkurajues ky, për të besuar më shumë që Shqipëria të bëhet me shpejt. Afrimi i asaj dite është sfida dhe angazhimi ynë. Unë së bashku me shumicën e zgjedhur do ta jetojmë këtë sfidë, për t’u zgjuar më herët dhe për të punuar deri vonë. Për të pushuar më pak dhe për të punuar më shumë.Jetojmë në kohëra jo të lehta, që për ne këtu u rënduan nga tërmeti dhe pandemia.

Ia dolëm dhe them se mënyra si ia dolëm është inkurajuese për të nxjerrë nga vetja më të mirën tonë. Pandemia na sprovoi shumë, por na provoi që mund të ngjitemi edhe më lart. Politika europiane sot nuk është një det i qetë dhe nuk është koha e duhur për t’u bërë pjesë e familjes europiane.Një mendje e ndritur që kishte dëgjuar fjalimin tim në Samitin e Berlinit, më tha se “vlerat që t’i i quan të BE-së, nuk janë vlera të tyret, por universale. Nuk është vetëm Shqipëria dhe Ballkani që përpiqen të jetojnë me ato vlera, por edhe vetë BE”. Nëse ato vlera do të ishin vetëm të BE, Kosova nuk do të ishte duke pritur liberalizimin e vizave, ne dhe Maqedonia nuk do rrinim e të prisnim në zoom.

Por është më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE se sa nga telat me gjemba, siç ishte ky vend vite më parë.Në Këshillin e Sigurisë, vendi ynë s’do shkojë për të mbushur një karrige, por do të shkojë me një axhendë prioritetesh, që përfaqësojnë vlera të Shqipërisë moderne. Barazia gjinore, do e paraqesim jo si një vend që ka të drejtën ta thotë fjalën sepse çdo kush ka të drejtë ta thotë fjalën, por sepse është një nga 10 vendet e para në botë në klasifikimin e OKB-së, për sa i takon barazisë gjinore në qeveri, por edhe në nivelet e mëposhtme. Kemi guximin për të përfshirë gratë dhe vajzat në vendimarrje. Atje ka një axhendë, dhe ne do mbështesim me të gjithë forcën pjesëmarrjen e fortë dhe të barabartë të të gjitha grave dhe vajzave. Ne kemi detyrimin që të këmi angazhim në mbrojtje të të drejtave të njeriut, sepse jemi vend që kemi një histori, jemi në një rajon që historia e të cilit ka dhënë mësimin se e drejta e njeriut është shtylla e pashmnagshme e platformës për ndërtimin e shoqërive më të mira. Kemi luftën ndaj terrorizmit", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama rendit prioritetet, nga barazia gjinore tek toleranca fetare: S'shkojmë për të mbushur karrigen, por me axhendë vlerash


I.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja