TIRANË- Shqipëria u zgjodh me 11 qershor, për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar, i cili fillon më 1 janar 2022. Për kryeministrin Edi Rama ky mandat është një fitore e shqiptarëve.
Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga ministria e Jashtme, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, mes tyre edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, kryeministri Edi Rama renditi edhe axhendën e prioriteteve që vendi do të ketë në Këshillin e Sigurimit. Rama nënvizoi se nuk do të jenë atje për të zënë karrigen, por vendi do të shkojë më një axhende prioritetesh që pasurojnë disa vlera.
Kreu i qeverisë tha se së pari do të fokusohen tek çështja e barazisë gjinore, duke kujtuar se jemi renditur ndër 10 vendet e para të botës sa i përket barazisë gjinore në qeveri. Rama tha po ashtu se Shqipëria ka të drejtën që të dëgjohet sa i përket tolerancës fetare, por edhe për mbështetjen e pakushtëzuar në luftën kundër terrorizmit. Një tjetër pikë që nënvizoi kryeministri Edi Rama kishte të bënte me përpjekjet për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek anëtarësimin i Shqipërisë në BE ku tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë, por vendet duhet të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruar sa më shumë atyre të BE. Rama shtoi se këto vlera nuk janë ekskluzive të BE, por janë vlera universale për të cilat si Shqipëria dhe vetë BE luftojnë çdo ditë për t'i përmirësuar.
Ndërkohë ministrja e Jashmte Olta Xhaçka e cilësoi një moment historik dhe një arritje të paprecedentë për vendin anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Për Xhaçkën, ky është konfirmim për transformimin e Shqipërisë në sytë e botës, ndërsa shtoi se tashmë vendi ynë ka se çfarë t'i tregojë atyre.
Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria u zgjodh për herë të parë me 11 qershor, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, një ngjarje kjo historike për vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit zbuloi edhe axhendën e prioriteteve që do të ketë vendi ynë, që sipas kreut të qeverisë do të pasurojnë disa vlera.
Rama tha se së pari do të fokusohen tek çështja e barazisë gjinore, duke kujtuar se jemi renditur ndër 10 vendet e para të botës sa i përket barazisë gjinore në qeveri. Rama tha po ashtu se Shqipëria ka të drejtën që të dëgjohet sa i përket tolerancës fetare, por edhe për mbështetjen e pakushtëzuar në luftën kundër terrorizmit. Një tjetër pikë që nënvizoi kryeministri Edi Rama kishte të bënte me përpjekjet për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës. Rama përsëriti se Shqipëria është krenare që renditet si një aleate e palëkundur e SHBA-së dhe BE-së.
'Në Komisionin e Sigurisë vendi ynë nuk do të shkoj për tu ulur dhe për të mbushur një karrige por do të shkojë me një axhende prioritetesh që pasurojnë disa vlera. Së pari do të fokusohet në çështjet e barazisë gjinore, pasi është i renditur në 10 vendet e para në botë sipas një raporti të OKB-së, për sa i përket barazisë gjinore në qeverisë. Ne jemi të bindur se gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe për sigurinë, investimi tek gratë dhe vajzat është një nga investimet më afatagjata për një paqe të sigurt në shoqëritë tona. Në Këshillin e Sigurimit, ka një axhendë të OKB-së ne do të mbështesim në çdo rast pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë dhe domethënës të grave paqendërtuese dhe paqeruajtëse.
Shkojmë në Komisonin e Sigurisë nga një Rajon që ka dhënë mësimin se të drejtat e njeriut janë shtyllat e pashmangshme të platformës që ndërton shoqëri më të mira. Nga ana tjetër Shqipëria ka të drejtën që të dëgjohet kur vjen puna për tolerancën e plotë fetare dhe për harmoninë mes besimeve të ndryshme, çka për ne është edhe themeli i promovimit të keqes por edhe i mbështetjes sonë të pakushtëzuar në luftën kundër terrorizmit. Ne jemi në pozicionin e duhur për të mbrojtur me forcë idenë se çdo formë e re dhe e sofistikuar e relativizimit e antisemantizmit apo e diskriminimit të muslimanëve që janë krejt të papranueshme dhe e kërcënojnë stabilitetin e demokracive tona.
I bashkohemi plotësisht të gjitha përpjekjeve për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës. Shqipëria, e ka bërë prezente në forumet e OKB, se do të angazhohet me të tjerët, për të siguruar një lidhje të pandashme mes klimës dhe sigurisë si një koncept më i gjerë. Kjo është një angazhim i madh solem, global, e këtu s’kemi rol tjetër për të luajtur se vetëm të jemi në mbështetje të kësaj nisme.
Unë jam shumë krenar se vendi ynë shkon në Komisioni i Sigurusë si një vend që ka një fizionomi shumë të qartë në arenën ndërkombëtare si një aleat i palëkundur i SHBA dhe BE. Si një vend që padiskutim ka mundësinë që në gjithë këtë kohë, të mund të dalim nga ajo tryezë e posaçme me edhe më shumë respekt, besueshmëri dhe miqësi të forcuara. Sot është më mirë sesa një event i një kohe më parë, nesër do të jetë më mirë se sot ai përket distancave masive, mes folësit dhe dëgjuesve.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ku tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë, por vendet duhet të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruar sa më shumë atyre të BE. Rama shtoi se këto vlera nuk janë ekskluzive të BE por janë vlera universale për të cilat si Shqipëria dhe vetë BE luftojnë çdo ditë për t'i përmirësuar. Rama shtoi se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë.
"Anëtarësimi në Këshillin e Sigurisë është jo thjesht një sukses i madh, por edhe i dobishëm, për të kuptuar se pavarësisht përmasave të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për vete dhe për të tjerët, për Rajonin. Në vendimin e 11 qershorit, morëm besimin nga 175 vende. Kjo është arritje dhe për Ballkanin Perëndimor, sepse është ulur në këtë tryezë vetëm një herë më parë. Kemi krijuar një standart besueshmërie dhe maturie me këtë zgjedhje. Falenderoj të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurtë dhe për ku punuan, besuan dhe arritën ta paraqesin bukur kandidaturën e Shqipërisë, diplomatë tanët që i falenderoj me respekt. Është një mësim inkurajues ky, për të besuar më shumë që Shqipëria të bëhet me shpejt. Afrimi i asaj dite është sfida dhe angazhimi ynë. Unë së bashku me shumicën e zgjedhur do ta jetojmë këtë sfidë, për t’u zgjuar më herët dhe për të punuar deri vonë. Për të pushuar më pak dhe për të punuar më shumë.Jetojmë në kohëra jo të lehta, që për ne këtu u rënduan nga tërmeti dhe pandemia.
Ia dolëm dhe them se mënyra si ia dolëm është inkurajuese për të nxjerrë nga vetja më të mirën tonë. Pandemia na sprovoi shumë, por na provoi që mund të ngjitemi edhe më lart. Politika europiane sot nuk është një det i qetë dhe nuk është koha e duhur për t’u bërë pjesë e familjes europiane.Një mendje e ndritur që kishte dëgjuar fjalimin tim në Samitin e Berlinit, më tha se “vlerat që t’i i quan të BE-së, nuk janë vlera të tyret, por universale. Nuk është vetëm Shqipëria dhe Ballkani që përpiqen të jetojnë me ato vlera, por edhe vetë BE”. Nëse ato vlera do të ishin vetëm të BE, Kosova nuk do të ishte duke pritur liberalizimin e vizave, ne dhe Maqedonia nuk do rrinim e të prisnim në zoom.
Por është më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE se sa nga telat me gjemba, siç ishte ky vend vite më parë.Në Këshillin e Sigurisë, vendi ynë s’do shkojë për të mbushur një karrige, por do të shkojë me një axhendë prioritetesh, që përfaqësojnë vlera të Shqipërisë moderne. Barazia gjinore, do e paraqesim jo si një vend që ka të drejtën ta thotë fjalën sepse çdo kush ka të drejtë ta thotë fjalën, por sepse është një nga 10 vendet e para në botë në klasifikimin e OKB-së, për sa i takon barazisë gjinore në qeveri, por edhe në nivelet e mëposhtme. Kemi guximin për të përfshirë gratë dhe vajzat në vendimarrje. Atje ka një axhendë, dhe ne do mbështesim me të gjithë forcën pjesëmarrjen e fortë dhe të barabartë të të gjitha grave dhe vajzave. Ne kemi detyrimin që të këmi angazhim në mbrojtje të të drejtave të njeriut, sepse jemi vend që kemi një histori, jemi në një rajon që historia e të cilit ka dhënë mësimin se e drejta e njeriut është shtylla e pashmnagshme e platformës për ndërtimin e shoqërive më të mira. Kemi luftën ndaj terrorizmit", tha Rama.
Një moment historik dhe një arritje të paprecedentë për vendin tonë e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në fjalën e saj në pritjen zyrtare, në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm janë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm, Xhaçka u shpreh se mbështetja që vendet në Asamble i dhanë Shqipërisë, që mori 175 vota, "as nuk kishim guxuar t'i shpresonim".
Për Xhaçkën, anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, është konfirmim për transformimin e Shqipërisë në sytë e botës, ndërsa shtoi se tashmë vendi ynë ka se çfarë t'i tregojë atyre.
"Është një moment historik për Shqipërinë, kanë kaluar 65 vjet që kur Shqipëria është bërë anëtare e OKB dhe vetëm sot fituam të drejtën të ulemi në forumin më të larë të vendimmarrjes globale. I shpreh mirënjohjen fillimisht diplomatëve sepse janë ata që kanë punuar dhe kanë jetuar me këtë projekt që shënon një arritje që është punuar shumë prej 1 dekade. Është një arritje e paprecedentë për vendin tonë. Asambleja e OKB votoi me 175 vota për të mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. falënderoj veçanërisht përfaqësuesit e Europës Lindore në KB që i dhanë mundësi Shqipërisë të jetë kandidatura e këtij grupi. Në vigjilje të Asamblesë bëmë llogaritë se sa vota do merrnim, por nuk e kishim menduar se do të merrnim një mbështetje kaq masive, 175 vota ishin shumë më tepër nga sa kishim guxuar të shpresonim. Kjo mbështetje ishte edhe për më skeptikët një provë e qartë e atij transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria në sytë e botës. Ne shihemi sot si një vend që ka pjekurinë dhe kapacitetet e duhura për të kontribuar në diskutimet për çështjet më të mprehta që shqetësojnë sot globin. Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e të gjithë shqiptarëve, ne shkojmë me një axhendë të qartë dhe besim të madh te fuqia e ideve dhe modelit që përfaqëson sot Shqipëria. Shqipëria sot ka çfarë t’i tregojë botës dhe bota sot ka çfarë mëson nga Shqipëria. Mund të mësojë nga ne sesi një shoqëri bëhet më e mirë duke ju dhënë më shumë hapësirë grave e vajzave.
Mund të mësojë nga modeli ynë unik i vëllazërisë fetare në një kohë kur feja është kthyer gjithmonë e më shumë në një faktor përçarje e konflikti.
Mund të mësojë nga eksperienca jonë dhe e rajonit tonë për rëndësinë që ka respekti për të drejtat e njeriut e sesi angazhimi i vendosur ndërkombëtar në emër të këtyre të drejtave mund të sjellë paqe e zhvillim edhe në rajone që për shekuj kanë parë vetëm konflikt e luftë.", tha Xhaçka.
Ishalla nuk na caktojne anetare te perhershem te KS. Se te gjitha lavderimet i shterem per vendin e perkoheshem.
Përgjigju