Kryeministri Edi Ram u shpreh i vendosur se opozita nuk ka asnjë shans as teorik e as praktik për të rrëzuar qeverinë që sipas tij është legjitime dhe ka ardhur në pushtet nga votat e shqiptarëve, në zgjedhjet e njohura nga vetë PD, dhe mbi të gjitha kur vetë lideri demokrat kishte thuajse gjysmën e qeverisë dhe disa institucioneve të rëndësishme, nga pakti i 2017-ës kur u krijua qeveria teknike. Rama tha se në protestë nuk është populli i vërtetë.
"Nuk ka shans teorik dhe as praktik të marrësh të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet ku t'i ke qenë pjesë e qeverisë në këto lloj formash. Nuk ka shanse, nuk ndodh, nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu. Synimi është gjetkë. Synimi është të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues që do të thotë procesi zgjedhor për të konfirmuar se o ne pushtet, o këtu vetëm qamet. Nuk do t'ja dalin, ju siguroj. Çdo protestë janë gjithmonë e më pak, sepse ka gjithmonë e më pak njerëz normal që arsyetojnë, që edhe pse janë të dëshiruar që kjo qeveri të iki sot, nuk e duan dhunën. Nuk e mbështesin djegien e mandateve, përshkallëzimin e protestave me thirrje dhe nxitje për dhunë. Tërhiqen. Shumica ka qenë, është dhe do të mbetet kundër, por sa më pak bëhen aq më të dhunshëm. Nëse është populli, populli vjen këtu 150 mijë dhe nuk ikën nga këtu, nëse populli shqiptar mendon si ata dhe do të besonte broçkullat e tyre dhe do të vuante nga ajo që ata bëjnë sikur vuaj, natyrisht që qeveria nuk ngrihet dot në këmbë. Nuk është kështu, dhe nuk ka për të qenë kurrë kështu, përsakohë unë jam këtu dhe kjo forcë politike është kjo. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por nga ana tjetër ne jemi të vetmit që përpiqemi sa mundemi për të bërë më të mirën. Nga ana tjetër është kosto shumë e madhe për të bërë kontrastin, por dallimi është i qartë, jemi dy botë, kështu kemi qenë gjithmonë, por sot është shumë e qartë", tha shefi i mazhorancës.
Lajmi kryesor:
Rama mesazh Bashës: Asnjë shans të rrëzosh qeverinë legjitime! Meqë mendon për popullin, hajde në dialog
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52