VLORË- Kryeminsitri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e Rilindjes së lagjes Kume në Vlorë, ku mes përgëzimeve për punën e bërë, ka pasur kritika për mënyrën se si ishin bërë trotuaret. Ai ka është shprehur se përthyerja e trotuareve është jashtë normave të sigurisë, që më tepër që në këtë lagje ishin të shumta, teksa nuk ka lënë pa thumbuar as kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin.

Rama tha se ky gabim, nuk është i firmës por e "ish-krytarit të Bashkisë", referuar këtu Lelit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në këtë inspektim, pasi marrëdhëniet e kryeministrit me Lelin janë krisur, pasi ai refuzoi ftesën për të qenë deputet i PS-së në 25 prill.

Kryeministri: Pse e kanë përthyer këtu trotuarin,
Punonjësi: Janë dy vëllezër
Kryeministri: Jo mo vëllezërit të dalin nga i njëjti vend, se këtë e përdorin për lavazh, prandaj e kanë bërë.
Arben Ahmetaj: E kanë kërkuar për parkim
Kryeministri: Jo aty e kanë kërkuar për lavash, duhet qartë ajo.
Kryeministri: Ca bëhet kështu, mos e pranoni këto, ja ku e kanë daljen, pastaj ca do nxjerrin këtu biçikletën?
Kryeministri: Nejse kjo ka dalë kryevepër.  Shumë mirë bravo.
Kryeministri: Shikoje, kjo nuk është punë e firmës, po e ish-kryetarit të Bashkisë
Kryeministri: Shiko tjetra, aty ku dalin këmbësorët, mirë aty ku del makina. Ajo është jashtë normave të sigurisë.
Kryeministri: Këtu e kanë bërë komplet që të futet autobusi.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama "thumbon" Dritan Lelin, teksa nuk kanë munguar edhe kundërpërgjigjet. Rasti më i fundit, ishte kur Rama e kritikoi se nuk ka pastruar rrugët e qytetit, teksa fill pas kësaj, Leli publikoi një foto teksa i hedh detergjent rrugës dhe e pastron.

Ndërkohë kjo vizitë e Ramës në Vlorë ka përkuar në të njëjtën ditë me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Edhe ky i fundit, ka qenë ndodhet në Vlorë në një takim me demokratët, teksa pyetur nga gazetarët tha se nuk ka pasur dijeni që ishte edhe Rama.