Rama në spitalin e Fierit, publikon pamjet nga brenda: Objektivi një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun

FIER- Pas Fierit, edhe Shkodra do të ketë një spital rajonal me standarde, për të gjithë veriun. Ky është objektivi i ri i qeverisë, të cilin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve në spitalin rajonal të Fierit. Ky spital, një investim i turqve, është në ditën e 80-të të punimeve dhe pritet të hapet në javën e tretë të muajit prill.

“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t'i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”, tha Rama.


Ministrja e Shëndetësisë tha se Spitali i ri i Fierit është duke u pajisur plotësisht me aparatura mjekësore. 

"Ne presim të hënën të vijnë 12 personel nga Turqia, një pjesë për instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit tonë, gjithashtu 5 prej tyre janë personel mjekësor. Do të vijnë të hënën për të organizuar gjithë punën, në mënyrë që në datën 14 ne t’i kemi marrë në dorëzim edhe godinën edhe paisjet dhe pastaj të bëhemi gati për ta futur në efiçencëNga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë vijojnë të vijnë aparaturat dhe pajisjet. Kemi përfunduar gati 80% të pajisjeve dhe presim që të vijë angiografi, i cili vjen në fund të muajit Prill. Janë 6 salla operacioni, do të kemi shërbime nga kirurgjia e përgjithshme, otropedi, etj. Për nga pikëpamja e kirugjisë është një plotësim i nevojave për gjithë jugun, por edhe në gjerë", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se deri tani janë 424 aplikantë për t’u punësuar në këtë spital, ndërkohë që u shpreh se aplikimet për këtë spital mbyllen në datë 7 Prill.  Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore. Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 04/04/2021 01:18

    Spitalet jane pertoke,,vlora.saranda.lushnja.korca.lezha.shkodra.burreli.peshkopia .kukesi. durresi..duan spitale te reja.....po ashtu keto qytete duan dhe inceneratore,,amerika punon ne inceneratore,,nuk i futim dot te gjitha plehrat qe prodhojme ne gropa te quajtura landfille,,,,po ashtu keto qytete dhe me tiranen duan uje 24 ore dhe rruge te mira mes tyre autostrada me parametra europiane...

    Përgjigju
    • robi: 04/04/2021 14:00

      Po ju mor hunderra bete Nard elektroauto me shkolle te mesme , elektroauto minister shendetesije qe e coi per dreq shendetesine dhe nuk solli nje autoambulance te re dhe nuk beri nje ambulance te re lere pastaj spital te ri. Prandaj jeni 100 vjet larg gjigandit Edi Rama qe i sigurte shkon drejt mandatit te trete.

    • kafsha: 04/04/2021 10:35

      sa te vi lulka na pusht tet me monen do ti bewjn te gjitha.kete spital do e kishin inagurauar 10 here per 8 vjet,kalonin dhe kohen

  • Super !!!!!: 03/04/2021 23:44

    Bravo Edi je i madh !!! Zoti t’rujt e zemra t’knoft !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)