424 është numri i aplikantëve që duan të punësohen në Spitalin e ri Rajonal të Fierit.  Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili bën me dije gjithashtu se spitali hape për pak ditë.

"424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë", shkruan Rama. 

Spitali i Ri Rajonal Memorial në Fier, është shumë pranë përfundimit. Hapja e tij pritet të bëhet javën e tretë të këtij muaji. 

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit iu premtua Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se do të ndërtohet përpara zgjedhjeve.  

10 ditë më parë ministrja Manastirliu bëri thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa theskoi se spitali është shumër pranë përfundimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
VIDEOLAJM/ Rama poston pamje nga Spitali i Fierit, ironizon kritikët: Ja edhe hyrja e 'stallës'

 

Kryeministri Rama ka postuar pak minuta më parë pamje nga hyrja e spitalit të ri rajonal të Fierit që po ndërtohet.

"Ja edhe hyrja e "stallës" që u verboi sytë e shthuri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu... Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikësit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë", shkruan Rama.