TIRANË- Dita e hënë do të shënojë rregulla të reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve dhe makinave në situatën e COVID-19! Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është hequr fasha orari në zonat e gjelbra, ndërkohë në zonat e kuqe do të lejohet lëvizja deri në orën 21:00 dhe jo më deri 17:30, siç ka qenë më parë. Ndër të tjera, nga nesër nuk do të jetë e nevojshme për të marrë autorizim në e-albania për të lëvizur brenda për brenda qytetin, por theksohet që është e ndaluar hyrja- dalja nga zonat e kuqe drejt të gjelbrave.

Rregullat e reja prekin edhe emisionet televizive. Kreu i qeverisë, ka bërë me dije se do të lejohet që në studio TV të ketë më shumë se 2 të ftuar, por me një hapsirë prej 2 m distancë nga njëri- tjetri.

"Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë: Fieri kthehet në zonë e gjelbër Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00 Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve. Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje - dalja e automjetevenë zonat e kuqe. Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri - tjetri

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht *Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal", shkruan Rama. 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama