Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Kreu i qeverisë nënvizon se ky është një investim i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend. Siç shihet në video spitali ka marrë formë nga jashtë, një ndërtesë prej 6 katesh dhe është drejt përfundimit.
‘Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend! Nuk ka kohë për pushim!’- shkruan Rama.