Rama nxjerr pamjet: Spitalet sot nuk kanë asnjë krahasim me dje, na duhet mandati i tretë të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur

Rama nxjerr pamjet: Spitalet sot nuk kanë asnjë krahasim me dje, na duhet mandati i tretë të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, duke shtuar se ai është i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, dhe se i duhet mandati i tretë ta kryejë deri në fund ndryshimin që ka nisur.

Në një postim në mediat sociale, Rama ka nxjerrë pamjet nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, duke theksuar se pamjet sipas tij nuk kanë nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s'ka shans ta shohë ndryshimin.

‘Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s'ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s'ka shans ta shohë ndryshimin (s'ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mendjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë!’- shkruan Rama.


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
PD i përgjigjet Ramës: Me paratë e PPP-ve që ke shpenzuar për miqtë do rikonstruktoje të gjitha spitalet

PD i përgjigjet kryeministrit Edi Rama i cili sot publikoi një video dhe thoshte se spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje.

Në reagimin e saj PD i drejtohet kryeministrit duke thënë se me paratë e PPP-ve që ka shpenzuar sipas saj për miqtë do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet.

"Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga covid 19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama", thotë PD.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi