Rama: Ok referendumit, por për
të gjithë Reformën në Drejtësi

Rama: Ok referendumit, por për <br />të gjithë Reformën në Drejtësi
TIRANE - Debati për imunitetit është kthyer gati në një sfidë pokeri mes dy rivalëve kryesorë të politikës, Berisha dhe Rama. Pak minuta pasi Kryeministri tentoi të kapte socialistët në befasi, duke njoftuar një referendum popullor, kryesocialisti është përgjigjur në Twitter duke ngritur më tej nivelin e betejës: Ok referendumit por jo vetëm për imunitetin por për të gjithë reformën në Drejtësi, tha Rama.

“Referendum për Imunitetin? Gati ta pyesim popullin për gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese për Drejtësinë, ky do ishte referendumi real”, shkruan Rama.

“Përderisa për imunitetin kemi rënë dakord e për ndryshimet e tjera Saliu fshihet - vazhdoi kreu i PS - le t’i ballafaqojmë hapur me popullin vizionet e argumentat. Kështu le t’ua lëmë shqiptarëve ta ndajnë a duhet ndryshuar në Kushtetutë vetëm pika e imunitetit apo edhe propozimet e tjera të opozites”.

Nga salla e Parlamentit, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot pasdite se “ky është fundi i këtij debati. Që nesër forca jonë do të fillojë procesin duke iu drejtuar socialistëve të thjeshtë, demokratëve të thjeshtë, qytetarëve të thjeshtë: referendum popullor për heqjen e imunitetit”.

Rama nuk duket aspak i trembur nga lëvizja e liderit të demokratëve. “Si thua Sali? Nëse ke kurajo jo për t'u tallur me popullin, po për t'u ballafaquar me opozitën përpara popullit eja bëjmë referendumin”, tha ai në Twitter duke provokuar Kryeministrin.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!