Ka zgjatur 2 orë bashkëbisedimi i sipërmarrësve me kryeministrin i cili shoqërohej nga 3 ministrat dhe drejtoreshen e tatimeve dhe te doganave.
Në takimin e zhvilluar sot në mesditë në Hotel "Sheraton" me temë "Dialog, përgjegjësi, partneritet" Rama premtoi se do të shlyejë të gjithë borxhet që qeveria u ka biznesit, reformë radikale në sistemin e korruptuar gjyqësor dhe një sistem tatimor dhe doganor të drejtë transparent
JAKA: SHPRESOJME QË DIALAGU TË JETE I VËRTETE
Nikolin Jaka: “Ofrojmë një rol oponent bashkëpunëtor dhë të forcojmë dialogun. Uroj për zgjedhjet e bëra në krye të institucioneve. Shpresojmë që dialogu të jetë i vërtetë. Kemi kohë që jemi lodhur me hipokrizi të këtij termi.”
LUAN BREGASI: KEMI 20 VJET QE DEGJOJME, KJO E SOTMJA FRYME POZITIVE
“Kemi 20 vjet që dëgjojmë. Ne kuptuam që Rama tha do të bëjmë detyrat tona shumë herë më mirë ndaj jush dhe më pas i kërkojmë ju ta bëni. Një mentalitet që se kemi dëgjuar më parë. Jemi hallakatur nëpër konsulta dhe asnjëherë propozimet tona nuk u hodhën në ligje apo projektvendime. Projekti për të punuar respektuar dhe të na vendosë në piedestal është shumë e mirë. Ne do kemi shansin për të rregulluar të gjithë problemet që keni, kur të funksionojë këshilli ekonomik, dialogu. Janë zgjedhur ekip ministrash shumë të mirë, dhe dy drejtoresha të shkolluara do i japim mbështetje dy zonjave .Do jemi në kontakt për të bërë pyetje e sugjerime.”
DONIKA MICI, BIZNESE FASONI: DUA DEMSHPERBLIMIN E BIZNESIT TIM TE SHKATERRUAR NE GERDEC
“Që prej shpërthimit në Gërdec, fabrika ime ecën në ujra me dallgë forca nëntë dhe nuk kam marrë lekët e dëmshpërblimit të madh. A do të jetë pjesë e këtyre parave dhe këtij projeki jemi zhytur në kredi dhe në këto 5 vjet nuk kemi pasur mbështetjen e askujt por thjesht taksa gjoba dhe mungesë rimbursimi, tvsh, dhe fabrika ime është i vetmi biznes që është i padëmshpërblyer nga shpërthimi i Gërdecit.
RAMA: DO SHLYEJME TE GJITHE BORXHET NDAJ BIZNESIT
Rama pergjigjet: “Nuk dimë se kush është borxhi real dhe nuk jemi në gjëndjë të themi se kush është inventari i problemeve të akumuluara. Një gjë është e sigurtë, që çfarë borxhi kemi do ta shlyejmë. Është borxh i shtetit, Sigurisht nuk e kemi krijuar ne dhe është borxhi i një papërgjegjshmërie lapidare, por kjo s’ka rëndësi, ne jemi qeveria dhe ju se keni bërë kontratën me indidiv dhe nuk jam inidividi tjetër që them shkoni kërkoni atij . Do i shlyejmë të gjithë borxhet ndaj jush. Pikë.
Nuk dimë se kush është borxhi real dhe nuk jemi në gjëndjë të themi se kush është inventari i problemeve të akumuluara. Një gjë është e sigurtë, që çfarë borxhi kemi do ta shlyejmë.
Është borxh i shtetit, Sigurisht nuk e kemi krijuar ne dhe është borxhi i një papërgjegjshmërie lapidare, por kjo s’ka rëndësi, ne jemi qeveria dhe ju se keni bërë kontratën me indidiv dhe nuk jam inidividi tjetër që them shkoni kërkoni atij . Do i shlyejmë të gjithë borxhet ndaj jush. Pikë. Ju garnatojmë se borxhet që unë përmenda do ju shlyejmë menjëherë. Ka dhe një borxh tjetër që e kam thënë në mënyrë të përsëritur:
Borxhi që i ka shteti shqiptar shtresave dhe indivëve të ndryshëm që e bën borxhin mbi 100 %.Por sot kushtet janë këto. Sot kemi nevojë pë aleancën me ju, me sipërmarrjen, të shmangim ndalimin e shtetit në momentin kur anija e ekonisë të preki rërën, mbasi ta nxjerrim anijen e ekonomisë mbi dallgë atëherë jam i bindur se do të fillojë të garantojmë një rrijte ekonomike që do na japë mundësi të shohim në sy dhe të tjerët. Kjo rritje ekonomike është e lidhur drejtëpërdrejtë me sensin e sipërmarrjes.
Kemi nevojë për ju sepse vendi ka nevojë për ju, por deri ditën kur s’do kemi borxhe ndaj jush do ju themi vetëm ndjesë për atë që qeveria shqiptare ka bërë ndaj jush, gjobat ju kanë ardhur me shqiponjë e flamur. Ata që e kanë përdorur për gjoba arbitrare dhe për tju nxirë juve jetën e kanë bërë në emër të Shqipërisë dhe ndjesën do ju kërkojmë ne.
Ne nuk jemi të pagabueshëm. Nuk e imagjoj që nuk do të bëjmë gabime e sdo kemi dështime, por do bëj çmos që të mos përsërisim gabime të vjetra, se po bëmë gabime të reja të paktën ju të mos i keni dëgjuar."
GJERGJ BUXHUKU : DIKTATURA BANKARE, KONCENSIONET, RRITJA E TAKSAVE
Vendi ka nevojë për kreditim. Është në diktaturën e bankave. Si do të bëjë qeveria për të shpëtuar vendin nga diktatura e bankave. Cilat janë masat që do marrë qeveria që tregu i kapitaleve t’i jepet në dorë qytetarëve? Pa treg financiar të gjitha fjalët e sotme do ngelen vetëm fjalë?
Dua të di si mund të detajohet më saktë në program fakti si do të stimulohen investimet e huaja që në mënyrë evasive është thënë që do rritet taksa për biznesin e madh. Për Koncensionet : Si do të merren masa që të mos prekin interesin privat "
PERGJIGJET RAMA: DIKTATURES SE BANKAVE SI BEN GJE AS SHBA
Rama: Diktaturës së bankave, kur nuk i bënë gjë SHBA mos kërkoni t’i bëjë qeveria me borxhet. Tregu financiar kemi filluar punën të strukturojmë një proces që ne besojmë do të çojë në krijimin e një tregu financiar bazë por sot ishim këtu dhe ju falenderoj që erdhët për fazën e parë afat shkurtër që ka të bëjë me krizën dhe borxhet ndaj jush
RAMA PER KONCENSIONET: DO ANULOJME CDO KONCENSION QE BIE NDESH ME INTERESAT E SHQIPTAREVE
“Dua të përsëris, siç e kam thënë kur isha kryetar i opoztës. Do të analizojmë dhe do shfuqizojmë çdo koncesion që ka cënuar haptazi interesat e popullit në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit dhe konkurencës së lire. Do të jemi shumë të vendosur në këtë pjesë.
Nuk e kam thënë që do shfuqizojmë çdo koncension, por tregu i zi i letrave të koncesioneve nuk do ekzistojmë më. Në këtë fazë po rishikojmë vendimet e qeverisë pas 23 qershori, nga dje kemi filluar rishikimin e vendimeve gjatë fushatës elektorale.
Janë kaluar pa asnjë transparencë dhe pa ju thënë asnjëri prej jush a keni ofertë, toka shtetërore mbi të cilat nuk ka pasur as pretendime as njohje nga pronarë tek individë të lidhur me pushtetin. Ti lëmë ne këto ?! Qindra hektarë dhe vazhdojnë të dalin të tjera, këto s’do i lëmë do i anulojmë. “
Faza tjetër do të jetë faza e hulumtimit të të gjitha kontratave koncensionare në veprim. A i kanë respektuar parametrat e kontratave dhe përkundër asaj që ka në marrë a po bëjnë atë që kanë thënë?!
Por kur të vijmë në këtë fazë do të jemi në atë gjëndje kur jemi borxhli , do shikojmë pasi të kemi larë borxhet. Se t’ju zhysim në borxhe e t’ju themi që jemi ekonomia e dytë pas Gjermanisë, kjo epokë është mbyllur."
RAMA: REFORME RADIKALE PER TE PERMBYSUR SISTEMIN E KORRUPTUAR GJYQESOR
“Ka një problem shumë të madh, është problem për ju për ne e popullin. Reformë në sistemin e drejtësisë. Kërkojmë reform. Nuk kemi ndërmend të hapim asnjë gjueti shtrigash. Nuk do na dëgjoni të sulmojmë njerëz individë me emra por do ndërmarrim një reform radikale për të përmbysur këtë sistem të korruptuar gjyqësor. Ata gjykatës që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe vazhdojnë të japim vendime në dëm të shtetit apo privatet dhe privilegjojnë po këtë kastë, dyhet të jenë të bindur që herë t ose vonë do të përgjigjen për të gjitha plagët që i kanë hapur kompanive dhe të gjithë këtij populli. Kjo është e sigurtë. Do përgjigjen jo para qeverisë por para prokurorit dhe gjykatës. Do e përmbysim këtë sistem. Me ngritjen e këshillit ekonomik kombëta dhe hapjen e zyrës së sekretarisë së biznesnit në kryeministri besoj se dialogu do të jetë konstant dhe përgjegjësia e marrë prej nesh do të bëhet më e ndjeshme dhe përgjegjësia juaj do të rritet me detyrimet ndaj shtetit dhe partneriteti do të jetë më i madh."- tha Rama.
S'FLASIM PER RRITJE TAKSE PA JU PAGUAR BORXHIN
"Për rritjen e taksave. E kam thënë dhe kur isha në opozitë kryetar bashkë me Shkëlqim Canin, ministrin e sotëm të financave që kush fiton më shumë do të paguajë më shumë. Në Shqipëri qoftë për kompatinë vendase qoftë të huaj, problem nuk është sa e ulët është tatimi mbi fitimin. Kjo është përrallë, janë të tjera problem. Pa ju dhënë provën se jemi seriozë dhe pa ju kthyer borxhet dhe garantuar se çfarë themi e besojmë, e do luftojmë përditë as nuk bëhet fjalë që do themi paguani më shumë ju . Këto s’i disktojmë. Pasi të kemi disktuar këtë do ju them. Cfarë thuhet taksë është taksë dhe mbi taksën nuk keni të paguani."- tha Rama.
RAMA: NA NDIHMONI TE LUFTOJME KORRUPSIONIN
"Po na ndihmuat dhe po ishit aktivë që të na jepni mundësinë që të mos falim këdo që guxon të kërkojë para mbi atë nivel detyrimi të shtetit shqiptar ju garantojmë se nuk do të paguani më shumë se aq. Kompanitë e huaja nuk vijnë se kanë frikë nga 10%. Kompanitë e huaja nuk vijnë se kanë frikë sepse çfarë i vjen prapa, këtij 10 %. Prandaj nuk vijnë të hajnë këtë dardhë se i ngelet bishti në fyt, kjo nuk është propagandë është fakt. Asnjë qeveri e vendeve të zhvilluara nuk mund të mbajë dot vendin në këmbë pa këtë . Ekonominë në këmbë nuk e mban qeveria por ju. "
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com