TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot largimin nga politika në rast se nuk do të marrë minimumi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Open”, Rama tha se nuk do të jetë më as kryeministër, as kryetar i PS dhe as deputet, në rast se nuk merr të paktën 71 mandate.
“Për mua mandati tretë është ose një mandat i plotë për PS, ose pastaj PS vendos se çdo bëjë me të po jo me mua kryeministër. As kryeministër, as kryetar i PS, as deputet”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe më herët me dije se aleanca e tij është vetëm me popullin dhe se në rast se nuk do të mund ta krijojë i vetëm qeverinë, do t’ja lë këtë “barrë’ dikujt tjetër. Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se një skenar i tillë nuk do të ndodhë pasi është i bindur se PS-ja do të marrë mbi 73 mandate. Ai ka pasur edhe një mesazh për komisionerët e PS-së ku i ka thënë se nëse do të prekin apo tjetërsojnë “qoftë edhe një votë, i pret burgu”.
Rama mbylli sot fushatën elektorale me një miting madhështorë në Vlorë, ku u shoqërua edhe nga familja e tij.
Komente













Nuk eshte se je i duhuri por alternativa eshte dramatike. Shqiperia ne duarte afjentures servo russe. Ky exhte sulm kunder Natos duke destabiliziar shqiptarine.
Përgjigju