Rama paralajmëron: Shumë shpejt do të kallëzojmë kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS-në

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se Njësia Antikorrupsion do të dorëzojë shumë shpejt kallëzime penale për kryetarë bashkie të PS-së, që duhet t’i kishte kapur më herët drejtësia. Kreu i qeverisë, tha se shumë shpejt do të ‘keni kallëzime edhe për figura të PS-së’, ndërsa nuk përmendi emra, por tha se ato kanë turpëruar PS-së.

‘Shumë shpejt do ketë kallëzime në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së nga Njësia Anti-Korrupsion. Ne bëjmë punën tonë. Çfarë kallëzimi duhet të bëjmë ne? Njësia Anti korrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Nuk mund të bëjmë ne kallëzime për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë në të kaluarën, por unë kam qenë gjithmonë kundër tyre. Nuk është fare kjo puna jonë”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, nuk kanë arritur akoma në kohën kur do të çojnë njerëz në SPAK, për pastrimin, ndërsa shtoi se janë dy çështje të cilat po hetohen nga Njësia-Antikorrupsion.

‘Nuk kemi arritur akoma në kohën kur do çojmë njerëz në SPAK për pastrimin, apo nuk kemi arritur në kohën kur do të dënojmë Bojken Lakon për dy dritare, ndërkohë ky gjykatësi me vilë pa leje nuk hetohet. Këtë e di Njësia Antikorrupsion, janë dy çështje që po hetohen. Ne nuk jemi, ‘tjetër themi, e tjetër bëjmë’, se nuk do ishim duke rritur nivelin e goditjeve nga brenda duke çuar njerëz te SPAK. Por ne nuk mund të bëjmë kallëzim për kundërshtarët, apo për t’i treguar SPAK punën që duhet të bëjë’, tha Rama.

Me akuzën e korrupsionit, një ish-kryebashkiak i Lushnjës, i Partisë Socialiste, Fatos Tushe, është pas hekurave. Këshilli i Ministrave vendosi më 20 tetor krijimin e një drejtoria antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ku do të shërbej për luftimin e korrupsionit në administratën publike.

Kjo drejtori do të ketë një rrjet koordinatorësh në të gjithë vendim që do të monitorojnë 47 institucione pikërisht për të luftuar korrupsionin në administratën publike. Koordinatorët anti-korrupsion fillojnë hetimin e një rasti korrupsioni apo veprimtarie arbitrare kryesisht ose bazuar në informacione të ndryshme, ankesa apo denoncime.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 12/05/2022 07:12

    Po i vjen dita Dakos me duket.

    Përgjigju
  • abc: 11/05/2022 21:11

    Jam kurioz te di kush u turperua ne PS? Po eshte turperuar edhe ndonjeri ne PD apo ne ndonje parti tjeter do me interesonte ta dija kush. Tung

    Përgjigju
  • Tuneli i Llogaras: 11/05/2022 18:40

    Nuk i çon ti njerezit ne SPAK or PLAK, ti e ke rallen me SRBin PAS PAK

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/05/2022 16:57

    Ok e mbyty o shkja i Putinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë