Vendimet e qeverisë/ Krijohet drejtoria për luftimin e korrupsionit në administratë! Grant për program pilot në 4 bashki për kursim dhe eficencë të energjisë elektrike

Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendimet ditën e sotme, ku fokusi kryesor ka qenë në luftën ndaj korrupsionit. Për këtë është miratuar ngritja e një drejtorie në Ministrinë e Drejtësisë, ku do të shërbej për luftimin e korrupsionit në administratën publike.  Kjo drejtori do të ketë një rrjet koordinatorësh në të gjithë vendim që do të monitorojnë 47 institucione pikërisht për të luftuar korrupsionin në administratën publike.

Sot kaluam në qeveri për krijimin për rrjetin e koordinatorëve anti korrupsion në vend. Vendimi i sotëm është një nga hapat më të rëndësishëm rregullator dhe institucional të ndërmarrë deri më sot në luftën kundër korrupsionit në administratën publike. Krijimi i një drejtorie antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, do të shtrihet në 47 institucione shtetërore.   Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive. Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe efektet negative që ka ai në administratën publike për mbarëvajtjen e ekonomisë. Agjencia ka suportin e partnerëve tanë në luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi kapilar i kësaj drejtorie korrupsion do të jetë me agjencitë ligjzbatuese në vend, pasi fenomeni i korrupsioni frenon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo drejtori do të vetëpastrojë administratën nga punonjës që janë aty për agjenda personale. Është një drejtori antikorrupsion që me mbështetjen e qeverisë do të zbatojë misionin që ka marrë përsipër. Do të kemi raste konkrete në ditët në vazhdim. Unë do ua komunikoj rastet konkrete të korrupsionit në institucionet shtetërore”, tha Manja.

Të tjera vendime që janë marrë në mbledhjen e qeverisë ka të bëjë edhe me krizën energjetike në vend, ku ministrja Balluku tha se do të merret një grant  duke lidhur një marrëveshje e me SECO-s zvicerane për mbështetjen e bashkive në energjinë inteligjente. Në këtë grant do të krijohet një program pilot për 4 bashki fillimisht ku në foks do të jetë kursimi dhe përdorimi më eficent të energjisë elektrike që nga ndriçimi rrugor, furnizimi i makinave hibride, përdorimi në ujësjellës, zyra apo zonat e pushtetit vendor dhe më pas në shkolla apo spitale.  

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në javën e fundit të nëntorit në qytetin e Durrësit ishte një tjetër vendim. Për këtë është ngritur edhe një grup pune që do të merret me zbatimin e 86 marrëveshjeve të lidhura deri më tani mes dy vendeve dhe përpilimin e marrëveshjeve në të ardhmen.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:58
Kriza energjetike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Do të mbrojmë shtresat në nevojë

Vendimi tjetër i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka të bëjë me mbrojtjen e kategorive në nevojë nga shtrenjtimi i energjisë, por pa specifikuar se si çfarë do të bëhet konktretisht.

“Jemi duke punuar për të vendosur në një fokus direkt kategoritë në nevojë, grupet vunerabël dhe mbi të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, dhe personat që janë me aftësi ndryshe, për t’ju ofruar mburojën sociale të nevojshme. u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ora 14:39
Kriza, Ministria Energjisë: Grant për program pilot në 4 bashki për kursim dhe eficencë! Ka vështirësi për sigurimin e energjisë në tregun e huaj

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se po punohet për mbështetjen e bashkive me energji inteligjence, ku në fillim plan do të zbatohet në 4 prej tyre. Balluku tha se ka vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike, por që po punohet qe vendi të mos ketë asnjë shkëputje të energjisë elektrike.

"Vendimin për miratimin në parim të marrëveshjes të SECO-s zvicerane dhe këshillit të ministrave në mbështetjen e bashkive në energjinë inteligjente. Ky është një projekt që lidhet ngushtësisht me eficencën e energjetike dhe padyshim edhe me kursimin që duhet treguar në fushën energjetike, sidomos kur sot merr kuptim më shumë se kurrë për shkak të krizës globale energjetike me të cilën edhe Shqipëria po përballet. Ashtu siç jeni në dijeni ne kemi deklaruar që kriza energjetike ka prekur edhe vendin tonë, dhe po përballemi me të dhe gjejmë të gjithë mënyrat dhe instrumentet për ta zbatuar një politikë për mbrojtjen e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla nga çdo lloj ndikimi që mund të ketë tregu energjetik në këto momente. Ju kemi informuar që përveç politikave të çmimit, sot vështirësia më e madhe që ne hasim është gjetja e sasive energjetike për t'i ofruar të gjithë tregut pa dallim qoftë edhe konsumatorëve të tensionit të mesëm dhe të lartë të cilët preferojnë të shërbehen nga OSHEE-ja edhe sot pavarësisht se ata kanë dalë prej disa kohësh në tregun e lirë dhe ne kemi deklaruar dhe kemi marrë përgjegjësinë të vazhdojmë të ofrojmë 24 orë energji elektrike pa shkëputje në të gjithë vendin, duke qenë se sot rrjeti i shpërndarjes me të gjitha investimet që janë bërë e mundëson këtë por ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos kemi mungesave të sasive energjetike pasi edhe moti në këto kohë nuk po ndihmon. Megjithatë sot më shumë se kurrë kursimi i energjisë elektrike, përdorimi me eficencë i saj siç është rasti i këtij vendimi që ne kemi miratuar sot, ku përmes një granti ne do të kemi mundësinë që të pilotojmë në 4 bashki të vendit këtë lloj projekti i cili synon eficencën e energjetike, edhe nga pushteti lokal. Duke filluar nga ndriçimi i rrugëve, mënyra se si mund të ushqehen makinat hibride që sot furnizohen me energji elektrike, por edhe përdorimi në ujësjellës, zyra apo zonat e pushtetit vendor dhe më pas në shkolla apo spitale. Po punojmë për të siguruar të gjitha sasitë e nevojshme për të furnizuar tregun me energjinë elektrike", tha Balluku.

Ora 14:30
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të bëhet javën e fundit të nëntorit në Durrës. Në këtë do të bëhet një rikalim i 86 marrëveshjeve të lidhura deri më tani mes dy vendeve dhe të fokusohemi në fushat e tjera të bashkëpunimit. Xhaçka tha se të ngrihet një grup pune për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet e reja që do të bëhen në të ardhmen.

"Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që do të bëhet në javën e fundit të nëntorit në Javën e Flamurit, e 7 në radhë e përbashkët, që do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të kaluara deri tani, bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura gjatë takimeve të përbashkëta janë zhvilluar deri tani.  Qëllimi është të çojmë para këtë proces për t'i dhënë një shtysë të re të gjitha marrëveshjeve dhe për të identifikuar fusha të reja bashkëpunimi. Në mbledhjen e dy qeverive do të preken  fushat e ekonomisë, diplomacisë, drejtësisë, shkenca e kultura. Dy ministritë e jashtme, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë vendosur  krijimin e një grupi pune të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në fuqi dhe përpilimin e planeve për marrëveshjet në të ardhmen", tha Xhaçka.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia