Rama: Partia s'mund të mbahet gjallë si një moçal interesash! Grupet e privilegjuara brenda PS, struktura keqbërëse! Jetike të ndahemi prej tyre

Kryeministri Edi Rama  duke bërë një përmbledhje të historisë së PS por edhe partive politike në 30 vite ai tha se partitë nuk duhet të kujtohen për qytetarët vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe grupet e priviligjuara të mos kthehen në një moçal interesash dhe struktura keqbërëse.

"Sukses afatgjatë do të thotë hapja përtej çdo individi. Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që arrin arritja e këtij qëllimi, partia merret peng nga qerthulli i mbyllur, rrethet e privilegjuara, agallëku provincial në komunitet, figurat e konsumuara apo pacilësitë e nevojshme për t’u thënë të tjerëve një mesazh me figurën e tyre në krye të organizatave e deri në krye të Asambleve të Bashkive në jo pak raste. Gjithë organizmi ekspozohet prej gjëndrave malinje që zhvillohen sepse shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur. GJithmonë me justifikim nuk është ky momenti. Kjo incerci vetëmjaftueshmërie, mungesa e sinergjisë me komunitetin, flas në kohën mes dy fushatave, shtrirja e pafunme e përballjes me problemin thelbësor të një kapitali kaq të çmuar në jetën publike shqiptare si PS, jo vetëm ul cilësinë politike, por edhe më e rëndë, bën politikën, dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh e duket si një punë çakejsh të rinjve e ndihen larg politikës. Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, e as mund të mbahet gjallë si moçal interesash të rretheve të privilegjuara në komunitetet e vendit. E vërteta e hidhur, pavarësisht dallimeve me PD, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të shqipërisë ngjan si një copë e filmit Koncert në vitin 36 ‘’ tha Rama.

Rama tha se ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik.

"Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t'ia lëmë radhën brezave të tjerë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: PS nuk është partia që të gjen punë në shtet, strukturat e privilegjuara duhen larguar menjëherë! Pas 2 zgjedhjeve të ardhshme Shqipëria arrin majën që duam


I.K/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën