TIRANE- Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar përpara reformën në arsimin e lartë. Qeveria nënshkroi një marrëveshje për akreditimin e universiteteve publike dhe private më një kompani britanike,
Pas matjes dhe verifikimit të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë në vend, kryeministri Edi Rama thotë se tashmë do të fillojë edhe faza e dytë e cila ka të bëjë me matjen e cilësisë të programeve që ato ofrojnë. “Faza e dytë ka të bëjë me matjen e cilësisë së arsimit, dhe jo me matjen e ligjshmërisë. Sot institucionet që funksionojnë janë të rregull sa u takon ligjshmërisë, por sa i takon kritereve të cilësisë së programeve që ofrojnë këtë do të na e tregojë faza e dytë e reformës”, deklaroi kryeministri Rama.
Fjala e Ramës për matjen e cilësisë në universitete
Procesi i akreditimit që do të kryhet nga “Quality Assurance Agency” anëtare e ENQAS në të gjitha universitetet shqiptare, do të tregojë për cilësinë e tyre.
Kryeministri tha se me arsimin e lartë është bërë një proces i dhimbshëm për shumëkënd, por jetik për të ardhmen e vendit tonë.
“U bë një punë mjaft e dëshirë por po aq e domosdoshme për të thyer kushtet e ligjshmërisë, dhe autoritetin e ligjit pasi 18 institucione të arsimit të lartë nuk zbatonin ligjin. Ishte proces i dhimbshëm për shumëkënd, por jetik për të ardhmen e vendit tonë, shoqërisë sonë dhe gjithkujt që me kursimet dhe sakrificat e prindërve ndërmerr rrugën e arsimit të lartë. Ka shumë histori të cilat mund të tregohet për gjendjen në të cilën në e gjetëm arsimin e lartë. Shifra dhe fakte rrëqethëse që janë një pasqyrë bindëse për domosdoshmërinë e kësaj reforme. Veçoj faktin se nga 11 mijë emra studentësh që duhet të zhvendoseshin në institucionet e tjera të arsimit të lartë pas mbylljes për shkak të një gjendje paligjshmëri të plotë të 18 universiteteve, vetëm 2800 u paraqitën në kërkesën për zhvendosje pasi gjithë të tjerët kishin shënuar emrin në këto institucione dhe prisnin vetëm ditën kur do të merrnin diplomën pa shkuar asnjë ditë në universitet”, deklaroi Rama.

“Nëse në fund të procesit të arsimimit të lartë studentët dalin thjesht me një diplomë siç ndodhte për vite të tëra në Shqipëri, jo vetëm që nuk kemi gjasa të shikojmë rritje të ekonomisë dhe mirëqenies si rezultat i arsimimit, por përkundrazi gjendemi në kushte si këto të sotmet, kur gjendemi në cilësinë shumë të ulët të burimeve njerëzore, dhe kualifikim të ulët të forcave punëtore në përgjithësi. Jemi të vetëdijshëm se kjo është një sfidë që fillon dhe nuk mbaron me skanimin e parë të institucioneve të arsimit të lartë, por është një sfidë shumë më e vështirë”, tha kryeministri Rama.
Rama: Arsimi në emergjencë ndërkombëtare, po e reformojmë
Kryeministri Rama tha sistemi arsimor në vend ndodhet ende në kushtet e emergjencës, ndërsa theksoi se qeveria dhe ministra e arsimit po adreson problematikat në mënyrën e duhur, duke bërë edhe ndërhyrjet e nevojshme. Rama tha se vendi ynë kishte raporti më të madh të universiteteve për frymë, ndërsa shtoi se është shqetësues fakti se nota mesatare në fakultete ishte 5.5.
“Në këtë sektor jemi ende në kushtet e emergjencës kombëtare, të cilët jam krenar që qeveria jonë po e adreson në mënyrën e duhur dhe me vendosmërinë e duhur. Ne kishim arritur jo vetëm që ta transformimi dije-mall dhe universitetin-biznes, por edhe kishim numrin më të madh të universiteteve në Europë, madje edhe më shumë se Britania, dhe nota mesatare 5.5. Sikur të kishin rritjen ekonomike 5.5 do ishte arritje spektakolare. Por nota mesatare 5.5 do të thotë që kemi prekur fundin dhe më keq nuk mund të kishte. Kemi arritur një tjetër rekord, 7 strategji kombëtare për arsimin në 20 vjet. Madje 2 strategji kombëtare brenda të njëjtës qeverisje. Të gjitha këto nuk mund të mos linin pasojat me të cilat po ndeshemi përditë. Por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që me gjithë vështirësitë ekonomike e financiare sot kemi një raport tjetër nga ai që kemi patur një vit më parë. Është një raport që flet për vetëdijen tonë se duhet një menaxhim më i mirë i situatës”, tha Rama.
Nikolla: Reforma synon që studentëve të mos iu shitet diplomë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se ky proces realizohet për herë të parë në 24 vjet. Nikolla tha se reforma në arsimin e lartë synon që studentëve të mos iu shitet një diplomë.

“Më lejoni të ndaj me ju këtë lumturi, që është një pikë kulmore në rrugën tonë të reformave. Nënshkrimi i marrëveshjes me agjencinë britanike është një pikë kulmore, pasi pas 24 vitesh realizohet një proces i tillë për herë të parë. Nuk ka pasur asnjëherë një qeveri vullnet si kjo qeveri, për reforma kaq të thella. Ne mbyllëm 18 institucione të arsimit të lartë dhe hoqëm kështu piramidat e arsimit. Vendosmëria jonë është e plotë, nuk iu shesim të rinjve të këtij vendi një diplomë pa vlerë. Kemi nevojë për ekspertizën tuaj, për ekspertizë në arsimin e lartë privat e publik”, deklaroi ministrja Nikolla.
Ministrja tha se pas çdo vlerësimi të kësaj kompanie do bëhet transparencë dhe do të zbatohet me përpikmëri çdo rekomandim. “Jemi të vendosur për të mbyllur edhe të tjera institucione të nevojshme nëse nuk plotësojnë cilësitë Arsimi i lartë më cilësor se më parë. Ato universitet ishin vjedhje e pastër e xhepave të familjeve shqiptare, por jo një arsim cilësor”, deklaroi Nikolla.
Cannon: Reforma në arsim me rëndësi, mashtruesit kanë zënë tempujt e dijes
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri theksoi rëndësinë e realizimit të reformës në arsim për përmirësimin e këtij sistemi. Sipas Cannon duhet të luftohet korrupsioni në sistemin arsimor, pasi sipas tij të paaftët dhe mashtruesit kanë zënë tempujt e dijes. Ambasadori britanik tha se është me rëndësi licencimi i universiteteve, pajisja me infrastrukturen e nevojshme dhe stafin pedagogjik, si dhe akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë.
“Jam i bindur se reformat në arsim është një nga më të rëndësishmet. Avantazhi është se populli i këtij vendi ka respekt për arsimin dhe me etje për dijen. Duhet të respektohet dëshira e këtyre qytetarëve për t;’u arsimuar. Shqipëria ka universitete shumë të mira dhe profesorë shumë të mirë. Është e rëndësishme që programet e ofruara të jenë të standardeve evropiane. Më rëndësi është që të ndiqen praktikat më të mira evropiane, duke luftuar korrupsionin, dhe duke larguar të paaftët dhe mashtruesit të cilët kanë zënë tempujt e dijes. Tre janë çështjet kyçe në këtë proces, licencimi efikas i universiteteve, me pasjen e infrastrukturës elementare dhe stafin pedagogjik.
Ky është një proces që vazhdon prej vitit të shkuar akademik. Kjo përfshin edhe mbylljen e atyre universiteteve të mbyllura që nuk plotësonin kushtet. Së dyti nevojitet akreditimi i institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilët duhet të përmbushin standardet e nevojshme”, tha ambasadori Cannon.
Redaksia Online
(g.f/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Pas matjes dhe verifikimit të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë në vend, kryeministri Edi Rama thotë se tashmë do të fillojë edhe faza e dytë e cila ka të bëjë me matjen e cilësisë të programeve që ato ofrojnë. “Faza e dytë ka të bëjë me matjen e cilësisë së arsimit, dhe jo me matjen e ligjshmërisë. Sot institucionet që funksionojnë janë të rregull sa u takon ligjshmërisë, por sa i takon kritereve të cilësisë së programeve që ofrojnë këtë do të na e tregojë faza e dytë e reformës”, deklaroi kryeministri Rama.
Fjala e Ramës për matjen e cilësisë në universiteteProcesi i akreditimit që do të kryhet nga “Quality Assurance Agency” anëtare e ENQAS në të gjitha universitetet shqiptare, do të tregojë për cilësinë e tyre.