Protestat kundër projektit të zhvillimit në Zvërnec për kryeministrin Edi Rama janë të stisura, ndaj u shpreh i vendosur që të mos anulohet. Kësaj here, ai mori edhe bekimin e banorëve të Zvërnecit, të cilët i shprehën vetëm një kërkesë: T’u jepet e drejta e pronës, që sipas tyre u është vjedhur përmes falsifikimeve nga persona të tjerë.
***
Protestuesve të shumtë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, Rama ua bëri edhe njëherë të qartë qëndrimin e tij, kësaj here nga një takim me banorët e zonës.
“Jo 5 mijë, por edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqemi”,- tha kryeministri.
Të pranishmit u shprehën pro këtij investimi, por kërkuan të drejtën e pronës, për të cilën janë në proces gjyqësor. Nuk munguan akuzat për gjykatat, me të cilat u solidarizua edhe kreu i Qeverisë.
Banori: Gjykatat janë të korruptuara.
Rama: Është bërë batërdi me pronat. mos më bëni të flas se pastaj i prish punët me Evropën.
Rama, iu rikthye edhe deklaratave për një luftë hibride që po ushqen protestat, pas të cilave siç thotë ai, qëndron edhe Irani.
“Ishte një skandal ai rrethimi me atë formë me telat sipër. Është bërë me IA një si afishe dogane ku shkruhej stop kufiri i izraelit. Është hedh intensivisht gjithandej narrativa që këtu do vijnë palestinezët që shkulen nga Gaza. Ëshgtë bërë me një sistem të qartë për ne tanimë në disa xhami. Është hedhur hirra tek të tjerë që e kanë marrë me shqetësiam të madh duke e besuar. Gjëja ka marrë përmasa botërore dhe është e thjesht të kuptohet Irani është i interesuar për këtë narrativë.”
Për të treguar rëndësinë e investimeve të tilla si në Zvërnec, kryeministri Edi Rama solli shembullin e Tivatit, një qytet me 10 mijë banorë, ku falë një investimi kanadez e vizitojnë 5 milionë turistë në vit.
Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke i akuzuar ata se po ushqejnë narrativa të rreme për shitjen e Shqipërisë dhe pronave publike.
Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ëshë dëmtuar rëndë në të kaluarën nga mënyra se si janë trajtuar çështjet e pronësisë.
“Shqipëria është dhunuar shumë përpara se të më jepnit besimin për të drejtuar Partinë Socialiste. Shqipëria është dhunuar kur nxorën titujt e pronësisë nga kutitë metalike ku ruheshin dhe erdhën ca shqiptarë të çoroditur të viteve 1991-1992, që i bënë fije-fije letrat e pronarëve”, tha ai.
Duke iu referuar debatit për ishullin e Sazanit, kryeministri mohoi akuzat për privatizimin e tij dhe tha se projekti i zhvillimit turistik do të respektojë pronësinë shtetërore mbi territorin.
“Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani. Sazanin kanë dashur dhe më parë ta bëjnë destinacion turistik edhe udhëheqës të tjerë, por ne nuk po bëjmë atë që bënë të tjerët, që ofruan Sazanin për ta privatizuar”, deklaroi Rama.
Sipas tij, edhe pse investitorët e interesuar për zhvillimin e Sazanit janë më të fuqishëm financiarisht se ata që janë interesuar më parë, qeveria ka vendosur një vijë të kuqe të qartë.
“U kemi thënë se Sazani është tokë dhe pronë e shtetit shqiptar”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama teksa po diskutonte me një prej banorëve të Zvërnecit, që pretendon se është pronar në tokën ku do të ndërtohet resorti turistik, kishte një koment edhe për protestuesit që kundërshtojnë projektin.
Rama tha se ‘protestuesit kanë dalë t’ju mbrojnë juve nga unë’, teksa nga ana tjetër, qytetari tha se i mbështeste investimet në turizëm dhe zhvillimin e vendit.
“Në Tivat, të gjithë ata që takova unë atje, të gjithë punëtorët, ishin malazez. Ka lezet, marrin rrogën tamam. Marrin sigurime shoqërore. Tha një djalë atje ‘ku të shkoj unë? Pse të iki në Dubai apo Abu Dhabi të punoj kamarier?’ ‘Unë këtu e kam pagën fiks dhe jam në shtëpinë time’ më tha. Pastaj ai nuk është një investim thjeshtë hajde se do bëjmë shtëpi e vila e do mbyllemi. Ai program ka spital, ka shkollë turizmi, ka plotë e plotë gjëra të tjera. Tani kur të dalin të thonë anuloje një gjë që nuk është bërë akoma, t’i s’ke më çfarë bën pastaj. Do të dëgjoni lloj lloj çudirash. Këtu është mbushur bulevardi me njerëz që kërkojnë t’ju mbrojnë juve nga unë. Ti s’ke dalë, sepse ti je njeri normal, që thua kjo është prona ime dhe unë do e fitoj me gjykatë. Ata atje kanë dalë të flasin me emrin tënd, kupton ti tani”, tha Rama.
“Nuk jam kundër turizmit dhë zhvillimit. Duke qenë se kam punuar 20 vite mësues, pastaj e ndërrova komplet sistemin e punës edhe kalova kalorës, bëj disa shëtitje me kuaj. Ka të bëjë me turizmin. Vështirësinë e nisa te tokat e tim gjyshi. Ishte pak e vështirë. Vajta pak në Zvërnec, te Geroni aty afër. Tani jam diku më lart, te Qafa e Topit. Në të tre vendet që kam qenë, problemi i vetëm ka qenë prona. 30 vite toka e pamenaxhuar. 30 vite toka e pamenaxhuar. Si mund të zhvillohet turizmi rretheqark gjithë Vlorës?”, tha qytetari Gentian Moçka.
Më tej kryeministri Rama, teksa përmendi sulmet kibernetike nga Irani ndaj vendit tonë, tha se ka pasur një aktivitet të shtuar të përdoruesve të rrjeteve sociale shqiptare (apo të atyre që lidheshin me Shqipërinë).
“Dihet botërisht që ne jemi shënjestër e sulmeve kibernetike të Iranit. Dhe për këtë arsye ne kemi ndërtuar një sistem mbrojtje që është ndër më të mirët në Europë, përsa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën dixhitale. Por kemi mundësi edhe të shohim aktivitetin. Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja, ka pasur 5 herë më shumë përdorues të rrjeteve shqiptare, të rrjeteve sociale që lidheshin me Shqipërinë, sesa ç’ka pasur gjatë gjithë viteve të fundit. 5 herë më shumë u bënë në një ditë, kur u shpërnda ajo gjëja”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorë të Zvërnecit, për të folur për resortin luksoz që është planifikuar të ndërtohet atje.
Në mesin e të pranishmëve në takim,kishte dhe nga ata që shprehën pa rezerva dakordësinë e tyre për realizimin e investimit.
"Nuk ka asnjë që të thotë që nuk jemi dakord të mos bëhet ky investim. Investimet që pasojnë njëri-tjetrin janë shumë të mira, si aeroporti p.sh., edhe ky lloj biznesi që është shumë i fuqishëm është shumë i mirë. Por u desh një shpjegim juridik, që u bë me bashkinë, njerëzit u sqaruan",- tha një banor.
Shefi i ekzekutivit u theksoi banorëve se fjalën e fundit përsa i përket pretendimeve mbi pronësinë, e ka gjykata. Për protestat që zhvillohen në Tiranë, Rama tha se edhe sikur 500 mijë persona të dalin në protestë, ndërtimi i resortit nuk do anulohet, dhe si rrjedhojë i dha një përgjigje edhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë.
"Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnëpër të ndalur projektin, sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS",- tha Rama.
Edi Rama është shprehur se fuqia e tij si kryeministër përfundon aty ku fillon fuqia e gjykatave.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me banorët e fshatit Zvërnec të Vlorës, ku pritet të kryhet ndërtimi i një resorti, teksa po replikonte me kryeplakun e fshatit Zvërnec, Kostaq Konomi.
Konomi, i cili pretendon se është pronar një një pjesë të tokës ku do të kryhet investimi në Zvërnec, tha se prona i ishte marrë padrejtësisht në vitin 2006.
Duke iu përgjigur Konomit, Rama tha se ndarja e të drejtës pronësore bëhet me vendim të gjykatave dhe jo të qeverisë. Me batuta Rama i këroi Konomit që të mos e shtynte që të fliste kundër gjykatave, pasi sipas kryeministrit, në këtë mënyrë do ta fuste në konflikt me Bashkimin Europian.
Konomi: Çështja e Zvërnecit është një problem pak kompleks, por që duhet zgjidhur. Me ardhjen e demokracisë, neve... Unë mora letër dhe ma hoqe me të padrejtë.
Rama: Kush ta hoqi?
Konomi: Dikush tjetër.
Rama: Unë jam këtu për t’u vendosur fytyrën gjërave për të cilat përgjigjem vetë. Dhe po të më kishit zgjedhur më përpara, ndoshta do të kishin ecur gjërat më mirë. Po të më kishit zgjedhur më parë, ndoshta do të kishin shkuar gjërat më mirë.
Konomi: Të ma rrëmbesh mua në 2006-ën? Po ai që bleu tokën në Zvërnec, qysh e bleu ai? Kur toka ishte e grabitur edhe është në gjyq?
Rama: Po ule pak mikrofonin, se kur e mban mikrofonin ashtu, nuk pret të më dëgjosh, por duket se do më godasësh. Ti ke një shtëpi dhe në letra figuron e jotja. Ndërkohë 2 vëllezërit e tu të kanë hedhur në gjyq, sepse ti pretendon se shtëpia është e tyre. Ti thua ‘kjo shtëpi është e imja’, ata thonë ‘babai ty të ka bërë lanet’.
Konomi: Mua duhet të ma zgjidhë problemin shteti. Jo të bredh unë gjyqeve, kam që në 2006 që bredh gjyqeve e paguaj para kot.
Rama: Ai pushtet duhet të ta thotë, nuk ta them dot unë. Fshatari ka të drejtën e vetë të thotë ‘unë kam këtë letër’. O vlla do të më bësh mua të shaj gjykatën? Unë gati jam, por do më prishësh punë me Europën. Po mos më fut në sherr me Europën prapë. Unë gati jam të bashkohem me ty. Po mirë ti thua ‘hajde bashkohemi bashkë t’i gjejmë shtëpinë gjykatësit?’. Po e kapëm ne gjykatësin, të na bashkohet edhe ky tjetri, gjykatësi nuk ka asnjë shans. Por kjo është demokracia? Unë di këtë, fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e Gjykatës. Mos më fut mua tani që të shajmë gjykatat, sepse po ndenjtëm ne këtu duke u marrë me ta, do na kapin të dyve pastaj.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit, të cilët pretendojnë pronësinë e tokave ku do të ndërtohet resorti luksoz, i cili është pritur me kundërshti e protesta. Një prej banorëve, i tha Ramës se prona është grabitur me dokumente të falsifikuara. Por, Rama i tha se kjo është çështje e drejtësisë.
Banori këmbënguli se për sa kohë janë në proces gjyqësor, në pronë s’duhet të kishte nisu rndërtimi. Por, shefi i qeverisë theksoi se sa kohë nuk ka vendim gjykate, nuk mund të bllokohet toka. Shefi i qeveris ëu ndal edhe tek hetimet e SPAK, i cili ka bllokuar llogaritë e pronarëve që shitën tokat tek kompania e dy vëllezërve nga Katari. Rama tha se nëse shitësit e tokave vërtetojnë plotësisht se pronësinë, ata do të marrin paratë e marra nga shitja, në të kundërt shuma do i kalojë shtetit, me destinacion përfundimtarë pronarët legjitimë.
Pjesë nga biseda
Jam Minella Balliu, një nga pretendentët. Ajo pronë është grabitur me dokumente të falsifikuara.
Edi Rama: Nuk është çështja ime kjo.
Minella Balliu: Jo e juaja, e drejtësisë së korruptuar.
Edi Rama: Po fillove drejtësia e korruptuar. Çfarë të të them unë. E besoni ju që ne kemi një zonë që kemi pronar në det. Kemi parcela në det, jo këtu, në një zonë tjetër. Se parcela të kufizuara mbi tokë jeshile, gjysmë jeshile, kafe, edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë. Por në det, blu deti, aty ka pronar. Këtu është bërë nami me pronën dhe nuk erdhëm ta zbulojmë sot. As po të them që s’ka të drejtë. Mund të kesh shumë të drejtë, po këtë të drejtën ku e gjen. Vetëm tek drejtësia. Këtu ka dhe shumë gjykatës që ka prona.
Banori: Na është mohuar zëri.
Rama: Ja ku jam unë, kam ardhur të dëgjoj.
Banori: Bido ka fol me emra
Rama: I thash je në të drejtën tënde të flasësh atë që mendon, por nuk është gjykatës.
Banori: Prona është në proces gjyqësor dhe s’duhet të kishte nisur asgjë
Edi Rama: Procese gjyqësore janë në të drejtën e gjithsecilit. Nëse dikush mund të hapë proces gjyqësor për këtë godinën, por kjo s’do të thotë që kjo godina s’mund të shembet dhe të ndërtohet një shkollë. Sa kohë s’ka vendim nga gjykata që çështja për të cilën është hapur procesi është një çështje që duhet të ngrijë, vazhdon jetën. Se i bie të gjithë të hapin procese gjyqësore.
Edi Rama: Jemi dakord që projekti të zhvillohet, por prona të kthehet tek pronarët.
Rama: Agjencia i verifikon me kadastrën. Kadastra ka thënë këta janë, nga ana e letrave është ndjekur procedura si për të gjithë të tjerët. Fati në këtë rast, i juaji mund të mos ishte fare në hetim personi në fjalë, ose mund të mos kishte asnjë lidhje SPAK që ka hyrë në këtë proces krejt natyrshëm . Nëse ju dilni pronar, paratë që janë të ngrira i konfiskohen dhe bëhen para të shtetit dhe shteti merret me pronarë. Urdhëro leket dhe vazhdo punën. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë.
Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve me banorët e Zvërnecit në Vlorë, lidhur me investimin që pritet të realizohet atje, është shprehur se gjithçka që po ndodh atje është një çështje private mes pronarëve të pronave dhe investitorëve.
Komentet Rama i bëri gjatë bashkëbisedimit me një prej pretendentëve për pronën në Zvërnec, ku do të realizohet projekti.
Shtetasi Gentjan Moçka ka theksuar gjatë fjalës së tij se është ende në gjyq për këtë pronë. Ai tha se ishte e habitshme sesi prona u është shitur investitorëve, pa u marrë ende një vendim përfundimtar nga Gjykata.
“Quhet Gentjan Moçka, një nga pretenduesit e pronës ku është vënë gardhi. Të gjithë kanë folur, përveçse ne. Kam një vërejtje personale për ju. Çështja jonë është ende duke u gjykuar. Unë pas një javë jam sërish në gjyq. Pasnesër jam në gjyq për kthimin fizik të pronës. Ju keni thënë se ajo pronë është e trashëguar dembabadem. Mua kjo më preu, sepse çfarë të pres unë tani nga gjykata. Mua më kanë sorollatur për 35 vite. Për 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Pastaj u mora unë me të”, tha qytetari.
Ndërkohë Rama tha se prona në Zvërnec është tërësisht çështje private, mes pronarëve privatë të tokës dhe investitorëve.
Sipas kryeministrit Rama, është gjykata ajo që vendos se e kujt është prona dhe jo Qeveria shqiptare.
“Unë kam thënë që prona është kthyer denbabaden. Pronat e kthyera janë prona të trashëguara me ligj. A ka kthime të gabuara apo të padreja, me siguri që ka plotë. Por këtë nuk e vendos unë, por vetëm gjykata. Ndjesë nëse nuk më ke kuptuar si duhet, sepse unë nuk përfaqësoj pronarët. Nuk kam idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët. Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Përsa kohë ajo tokë është e blerë nga investitorët, ajo tani është tokë e investitorit. Ka rezultuar që për një subjekt që ka bërë shitjen e pronës, ka një hetim. Për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët. Hetimi nuk zhvillohet për kompaninë, por është një hetim në proces për një individ që ka shitur pronën”, vijoi më tej Rama.
Kryeministri Edi Rama u takua me banorë të cilët pretendojnë pronësi të sipërfaqeve tokësore në Zvërnec, ku është planifikuar të ndërtohet një resort luksoz.
Kreu i qeverisë u sqaroi banorëve rëndësinë që ka hetimi i Prokurorisë së Posaçme për një prej pronarëve të tokës, proces që mund të sqarojë përfundimisht çdo pretendim mbi pronësinë.
"Gjykata i ka të gjitha shanset për një hetim mjaft të qetë pozitiv për këdo qoftë që mund ta fitojë me gjykatë çështjen, sepse hetimi nuk bëhet për kompaninë, për investimin, për projektin, por hetimi është në proces për një individ, për një subjekt, që ka shitur pronën dhe për këtë arsye, pasi ka marrë të gjitha të dhënat nga Agjencia e Kontrollit të Pastrimit të Parave, SPAK ka lëshuar transaksionin, por e ka çuar në konton përkatëse në noter dhe te kontoja e noterit rri e bllokuar, derisa të sqarohet pozicioni i individit me fjalë me drejtësinë. Nëse do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë, atëherë do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë",- tha Rama.
Shefi i ekzekutivit, sqaroi edhe një deklaratë të tij që një banor e quajti të gabuar. Sipas banorit, deklarata e Ramës së toka në zvërnec është e kthyer denbabaden, është e gabuar.
Edi Rama: Kur është kthyer?
Banori: I është dhënë certifikatë pronësie, s’di kujt.
Edi Rama: Ku është kthyer prona, këtë më thuaj.
Banori: 2009.
Edi Rama: E pra, 2009 unë e quaj denbabaden

Sot kryeministri Edi Rama do të takohet me banorët e Zvërnecit, me të cilët pritet të diskutojë për resortin luksoz që pritet është planifikuar të ndërtohet.
Para mbërritjes në Vlorë, nga Tivari i Malit të Zi, ku mori pjesë në Samitin BE-Ballkanin Perëndimor, Rama ndau foton e një takimi informal që ka zhvilluar me Kancelarin gjerman Friedrich Merz.
“Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Komente

Vlora vjet votoi Ramen dhe PS. Keta protestuesit qe kane turp te bejne publik edhe emrat e tyre keto 5 kerkesat le tja vene perballe popullit qe te vendose. Formoni nje levizje politike dhe bujrum dilni ne zgjedhje me kete platformen tuaj.Por nuk keni asnje te drejte te deformoni apo mohoni vullnetin e popullit.Populli votoi dhe projektet e Sazanit dhe Vernecit kane qene te paraljmeruara edhe para zgjedhjeve te 2025. Pra populli votoi qe qeveria te vazhdoje me projektet,keta qe nuk jane dakord me projektet le te bindin popullin qe te mos votoje me Ramen e PS.
PërgjigjuO ti protestues, o ju grupi "rralle", o ti grupi qe na ngjethe lesht me ultimatume, Rama eshte zgjedhur me votat e shumices eshte zgjedhur me votat tona dhe ne sju leme juve te shkelni mbi ne me ultimatume. Ju nuk mund te rrezoni shtetin me ultimatume dhe nqs jeni nga diaspora aq me keq, rrini aty ku keni shkuar e mos na prishni gjakun se sua kemi borxh. Kam akoma per te thene po sja vlen ne fakt te flasesh me njerez si ju kaq te ditur e kaq patriot te their. Shqip muhabeti po sua thote dot kryeministri jua them une, HAJT PIRDHUNI!!
PërgjigjuZoti Rama ec perpara,se po ike ti e mori lumi Shqiperin,sa per projektin me shume se kurre vendi ka nevoj per Investor te tille.
PërgjigjuProtestuesit te mos japin ultilatume, nese dua te arrijne dicka te zgjedhin perfaqesi te hartojne kerkesat dhe te negociojne me qeverine per kushtet dhe cilesine e projektit, dhe per gjera te tjera. Keshtu si e kane nisur , jo dhjete dite por edhe 200 dite po te vazhdojne noc rrokun do fitojne