Rama: PD nuk e do vettingun
se i dalin në shesh mëkatet 

Rama: PD nuk e do vettingun<br />se i dalin në shesh mëkatet 
Edi Rama ka përforcuar nga foltorja e parlamentit qëndrimin e tij se rezistenca e opozitës për të mos votuar komisionet e vettingut është shenjë e frikës se Partia Demokratike mund të humbasë lidhjet e saj të influencës mbi pushtetin gjyqësor.

“Nuk ka rastësi, nuk ka as nevojë për shkencë për ta kuptuar pse në këtë sallë, ana e djathtë, ana e gozhdës është bosh. Është bosh, sepse ata nuk e duan vetting-un. Sepse lidhjet e tyre me pushtetin gjyqësor janë lidhje në mëkat dhe humbja e këtyre lidhjeve është ekspozim përballë mëkateve të tyre. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të arsyetuar këtë mungesë, kur e gjithë retorika lidhet me krimin, me kriminelët, me drogën dhe gjitha të zezat dhe mundësitë që ky parlament, kjo shumicë i ka dhënë për të pasur 50% të përgjegjësisë për të zgjedhur komisionet e vetting-ut, nuk e shfrytëzojnë”,-tha Rama.  

Ai shtoi u tha deputetëve se nuk duhet humbur kohë në atë që Rama e quajti, sfida e sidave, fillimi i vetting-ut.

“Fillimi i vettingut është për mbi 90% të shqiptarëve që duan reformën në drejtësi dhe vetting-un, çelja e një kapitulli të ri në ekonomi. Edhe ne jemi të pakënaqur, edhe ne jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për t’i hapur rrugë vetting-ut dhe për të bërë të mundur pastrimin e pallatit të drejtësisë dhe pastrimin e rrugës nga një pengesë e madhe. Kemi vendosmërinë për të shkuar më tutje dhe në këtë rrugë, Reforma në Drejtësi dhe vetting-u janë kyç, në funksion të ekonomisë dhe në funksion të punësimit”,-tha Rama. Ai shtoi se ekonomia mbahet peng nga sistemi i pasigurt i drejtësisë. “Shqipëria ka një potencial shumë më të madh se Mali i Zi, sa i përket sasisë dhe diversitetit. Shqipëria ka dy dete, një peizazh shumë më atraktiv, si dhe potencialin e turizmit malor. Eksperienca e këtyre tre viteve tregon qartë se siguria juridike është “A”-ja dhe “Zh”-ja. Vetting-u i hap rrugë këtyre investimeve. Vetting-u bën pikërisht këtë. Një ndarje me thikë brendapërbrenda të sistemit të drejtësie, ku kush është i përzier në krime duhet të largohet dhe duhet të japi llogari për krimet që ka bërë dhe kush kalon testin duhet të shërbejë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit”,-tha Rama.

Në ironizim ndaj deklaratave të Blushit, Rama tha se ekonomia jonë po forcohet prej reformave shtetformuese.

 “Nëse sot, njerëzit paguajnë energjinë elektrike në një vend ku 52% e konsumatorëve refuzonin ta paguanin ose e vidhnin, nëse sot, njerëzit respektojnë shumë rregulla që deri dje as nuk mund të imagjinoheshin të respektoheshin, nëse sot, pagimi  i taksave dhe baza e kontributeve është e zgjeruar, kjo vjen sepse ne po bëjmë shtet, sepse kemi një vizion të qartë, një program të qartë dhe një vendosmëri që nuk e lëkund dot asnjë gozhdë dhe asnjë vrimë. Kemi vendosmërinë për të shkuar më tutje dhe në këtë rrugë, Reforma në Drejtësi dhe vetting-u janë kyç, në funksion të ekonomisë dhe në funksion të punësimit. Ne kemi bërë gati dhe kemi filluar punën për të vënë në jetë programin “Një miliard plus për rindërtim”, për rrugë, për shkolla, për qendra shëndetësore. Është e padiskutueshme që në tre vitet e ardhshme, ne do të shkojmë në më shumë se mbi 5 % rritje ekonomike vetëm nga impakti i këtij programi. Janë shifra, janë llogari, janë kalkulime. Por na duhet të rrisim investimet private, të huaja dhe të brendshme”,-tha kryeministri Rama.
 
“Mëkatet”
“Ana e djathtë, ana e gozhdës është bosh. Është bosh, sepse ata nuk e duan vetting-un. Sepse lidhjet e tyre me pushtetin gjyqësor janë lidhje në mëkat dhe humbja e këtyre lidhjeve është ekspozim përballë mëkateve të tyre”.
 
Kriminaliteti
“Kur e gjithë retorika lidhet me krimin, me kriminelët, me drogën dhe gjitha të zezat dhe mundësitë që ky parlament, kjo shumicë i ka dhënë për të pasur 50% të përgjegjësisë për të zgjedhur komisionet e vetting-ut, nuk e shfrytëzojnë”.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini