Ndërsa procesi i numërimit te votave thuajse ka mbaruar, pas deklaratave publike për rezultatin Basha e Rama e kanë zhvendosur betejën ne rrjetet sociale. I pari ka qene kryeministri Rama i cili ka ironizuar deklaratën e Bashës duke shkruar se Basha quan fitore se u humbi me thelle se Berisha.

Disa ore me vone po përmes rrjeteve sociale ka reaguar kreu i PD, Basha i cili shkruan se "Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht për rifutjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për pasojat e rënda që kjo ka për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj."

Rama në Facebook: Aleanca jone shkon mbi 1milione vota! Oferta e re mbi 100 mije minus nga 2013! Si duket e vetmja fitore e LB ishte qe humbi me thelle se SB.
 
Reagimi Facebook i kreut të PD Lulzim Basha
Mirënjohje të thellë për qindra mijëra qytetarë që megjithë dhunimin e standardeve zgjedhore nga qeveria siç e thanë troç edhe vëzhguesit ndërkombëtarë si blerja e votës, kandidimi i personave me rekorde kriminale, presionet mbi administratën dhe kërcënimi i votuesve, na besuan me votën e tyre dhe votuan për Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë. Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht për rifutjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për pasojat e rënda që kjo ka për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.


Redaksia online
(d.a/Shqiptarja.com)