Strehimi i afganëve, Rama: S'e bëmë vetëm se na e kërkoi SHBA! Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh dhe i detyrohemi të kaluarës sonë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t'u përgjigjet të gjithë atyre që kanë hedhur në tryezë debatin nëse Shqipëria duhet të pranonte strehimin e përkohshëm të afganëve apo t'ua mbyllte derën, siç bënë disa shtete fqinje si Greqia apo Turqia. Pikë së pari, ai është kujdesur që të sqarojë se i gjithë ky vendim, nuk u mor vetëm për faktin se u kërkua nga SHBA-ja, por si një formë mbështetjeje për qytetarët afganë, të cilët po kalojnë një moment të vështirë, që Shqipëria në një farë mënyrë e ka kaluar edhe vetë, vite më parë.

Kreu i qeverisë e ka konsideruar qesharake që të fajësohet SHBA-ja për këtë vendim, duke shtuar se Shqipëria ka kryer një nga detyrat e saj kryesore, ka marrë përgjegjësitë e duhura si një shtet anëtarë i NATO-s, për njerëz, duke iu referuar këtu qytetarëve afganë, që sipas tij, bazohen mbi të njëjtat ideale njëjtë si SHBA dhe BE. 

Një tjetër argument të fortë që shefi i ekzekutivit jep për të mbështetur vendimin e marrë nga qeveria shqiptare, është edhe vetë historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e cila është kokëfortë, ku pamjet e atij eksodi të madh të viteve 90, janë ende sot e kësaj dite të freskëta. E është pikërisht kjo e kaluar, që e bën si një formë detyrimi, shkruan Rama që t'u hapim derën qytetarëve afganë në momentin që ata kanë nevojë më së shumti. Nëse Shqipëria do u kishte thënë "JO", për Ramën, do ishte një largim nga vlerat që vendi ynë përfaqëson.

"Është me të vërtet shqetësuese teksa lexojmë se Shqipëria po strehon afganët vetëm se një gjë e tillë është kërkuar nga SHBA. Njëjtë siç është qesharake t'u kthesh atyre kurrizin dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne ishin të gjithë si pjesë e NATO-S dhe ata njerëz ishin në krahun tonë, sepse ata besonin në idealet mbi të cilat bazohet SHBA dhe BE. Shqipëria po përmbush përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb. Ne mund të mos jemi shumë të pasur, po ne u detyrohemi miqve tanë afganë të cilët kanë sot nevojë, ne  i detyrohemi kulturës dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë dhe kujtimeve që do të trashëgojnë fëmijët tanë në të ardhmen . Të largohesh nga këto vlera , është njësoj si të largohesh nga më e mira jonë, nga historia dhe nga idealet demokratike  që bota duhet të promovojë jo thjesht me fjalë dhe me vepra", shkruan Rama.

Sot pritet që të vijë grupi i parë me afganë, rreth 300 persona, të cilët do të strehohen në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës. Në Rinas po bëhen përgatitjet e fundit, ku janë ngritur çadra ushtarake ku do bëhet kontrolli i tyre mjekësor dhe psikologjik dhe më pas do të dërgohen në vendet e përcaktuara për strehimin e tyre. Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama në gjuhën angleze

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 18/08/2021 15:47

    Pse nuk i strehut shqiptaret kur ra termeti edhe sot e asaj dite Jan me qadra shqiptart e ti Shko e bje Te hujt .

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 18/08/2021 11:24

    Hahahaha hahahaha si tallet brekushja me Albanistanezet,ju e votoni ky ju quan llum hahahaha hahahahaha

    Përgjigju
  • Bla: 18/08/2021 11:24

    Italia, Greqia, Gjermania Turqia, etj PSE e bene per Shqiperine? Sna i kishin borxh... Flitet per humanitet, bujari dhe ne kohe lufte, nuk shikohet interesi....

    Përgjigju
  • Marjana: 18/08/2021 10:34

    O gomar, po cfare borxhi i kemi ne atyre o idiot? Hajt se do ngrihet populli dhe ta tregoje vendin ty dhe atyre plehrave qe po sjell. Do shkosh edhe ti per azil ne US pastaj.

    Përgjigju
  • Gui: 18/08/2021 10:31

    Sidomos se kalures qe yt ate dhe soji jot o legen qe vrau e pushktoi gjysmen e vendit. Ptuuuuuu fare e keqe komunist

    Përgjigju
  • Ina: 18/08/2021 10:17

    Per cfare u detyrohemi afgane se une so pjese e popullit shqiptar nuk di tu kem ndonje borxh apo ata te na kene bere neve ndonje nder dhe sot eshte koha qe t'ju kthejme. Prandaj neser i ke strehuar per vlerat tona si popull qe nuk te mbyllim deren kur je ne nevoje e mirkuptoj, por te na thuash u detyrohemi afganeve gabon. Nuk u detyrohemi asgje.

    Përgjigju
    • Iliri: 18/08/2021 11:00

      Te lumte goja Ina

  • Pallmall: 18/08/2021 10:05

    Leni Edrms-te... kjo eshte çoke e paster falenderimi per mbylljen e gojes nga Rruga Elbasanit sa here bustardon zgjedhjet

    Përgjigju
  • Elsa: 18/08/2021 09:56

    tell it to the one legged man so he can bump it off down the road buddy .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'