Në pritje të afganëve në Shqipëri, shtyhet fluturimi! Do u bëhet tamponi në konvikte, kush del me COVID do karantinohet! Xhaçka në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake! (Itinerari)

TIRANË- Grupi i parë prej 300 afganësh priteshin të mbërrinin sot, por për shkak të situatave kaotike në aeroportin e Kabulit, nisja e tyre është shtyrë dhe është ende e paqartë se kur do të niset avioni dhe për këtë arsye shtyhet edhe ardhja e tyre. Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë dhe nuk dihet nëse afganët do të mbërrijnë gjatë mbrëmjes apo të nesërmen. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të kontrolluar afganët, për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

Zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi I fundit ishte se avionic do të nisej sot rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.

Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre për t'u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS.Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë me 300 afganë, të cilët vijnë 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën e SHBA. Burime për Report Tv mësojnë se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë. Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Pasi të akomodohen, do t'u bëhet tamponi. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ata do të karantinohen. Në Rinas ishte e pranishme edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Xhaçka pas vizitës atje, kreu inspektim në Qytetin Studenti ku pritet që të akomodohen refugjatët afganë. 

Xhaçka në cilësinë edhe të koordinatores për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë, tha se çadrat e ngritura si ndalesa e parë e afganëve në Shqipëri për të marrë ndihmën e parë mjekësore ka një kapacitet prej 400 personash.

Pak ditë më parë studentëve në Tiranë u është kërkuar të lënë konviktet e Qytetit Studenti, për t'u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se në tetor, të gjitha godinat në Qytet Studenti do të jenë në dispozicion të studentëve. Sipas tij, afganët do të transportohen më pas në hotelet në bregdet, që në atë periudhë janë liruar edhe nga fluksi i turistëve.

Të paktën 2 mijë afganë do të strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut (RMV). Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Report Tv ka mësuar gjithashtu se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama.  

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Menjëherë pas konfirmimit zyrtar që Shqipëria do të hap dyert për t'i pritur, pas nisjes së "luftës", një numër i madh i qytetarëve afganë janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Turqi në kërkim të evakuimit drejt vendit tonë, ndonëse ashtu si kurse është bërë e ditur edhe më herët, janë një kategori personash që do të lejohen.

Shqipëria pak ditë më parë mori vendimin se do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka dhënë dritën jeshile për të pritur afganët, e ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Brenda ambienteve ku do të strehohen afganët, Xhaçka inspekton qendrat pritëse në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake me kapacitet prej 400 personash

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në cilësinë edhe të koordinatores për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë ka inspektuar sot qendrën pritëse dhe strukturat akomoduese, të ngritura posaçërisht për pritjen e një numri ende të pacaktuar të ardhurish.

Ministrja Xhaçka është takuar me drejtues të disa strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit e të Policisë Kufitare dhe ka ndjekur nga afër punën e bërë në qendrën pritëse në aeroportin e Rinasit, ku qytetarëve afganë do tu jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Qendra, e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash dhe do të shërbejë si ndalesa e parë e pasagjerëve në mbërritjen në Shqipëri. Më pas, pas modaliteteve respektive ligjore ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka ka informuar se situata po ndiqet minutë pas minuti në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i parë. Ministrja është ndalur edhe në strukturat akomoduese në Tiranë, të cilat janë hapësira të lira e të pajisura me të gjitha kushtet e jetesës për individë apo famije. Qytetarët afganë do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për tu zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionin final.

Ora 12:59
Pas Rinasit, ministrja Xhaçka inspektim në Qytetin Studenti, ku do të vendosen refugjatët afganë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pas vizitës në Rinas, ka kryer një inspektim edhe në godinat e Qytetit Studenti, ku pritet që të vendosen refugjatët afganë të cilët do të mbërrijnë ditën e sotme. Report Tv ka siguruar pamjet ku ministrja shihet teksa inspekton nga afër godinat ku do të qendrojnë refugjatët afganë të cilët u larguan nga vendi i tyre, pasi shtetin e morën talebanët.

Ora 11:39
Xhaçka në Rinas për përgatitjet e fundit! Afganëve do u bëhet tamponi, kush del pozitiv me COVID, do karantinohet

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve, në një kohë që në Aeroport po bëhen përgatitjet e fundit. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t'u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t'u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Nga sa Report Tv mëson se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Gjithashtu, mësohet se nisur nga fakti që jemi në një periudhë pandemikë, afganëve do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ato do të karantinohen.

Ora 09:58
Ngrihen tendat ushtarake në Rinas për kontrollin mjeksor të refugjatëve afganë

Ditën e sotme pritet që të mbërrijnë në vendin tonë qindra afganë, të cilët po largohen nga vendi pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Ndërkohë që në Rinas, pranë aeroportit janë ngritur tendat ushtarake, ku refugjatët afganët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësor, për të parë nëse dikush ka nevojë për trajtim të specializuar. Refugjatët afganë pritet që të vendosen në disa hotele në Durrës di dhe në godinat nr.2 dhe nr.4 në Qytetin Studenti në Tiranë.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 19/08/2021 02:21

    Pse nuk i boshatiset per shiqptart Kur ra termeti,por i lat ne qadra edhe vazhdojn Te Jen ne qadra

    Përgjigju
  • Xhaka: 18/08/2021 11:19

    Turp per ju dhe turp per ne qe i nxjerrim studentet fishek nga godinat me placka ne krah sikur su gjet vend tjeter. Po jane mumje ata qe s'protestojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë