TIRANE - Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij Amarcord në Facebook ka përkujtuar sonte vdekjen e perandorit Franc-Jozef I.
“AMARCORD
Si dje 100 vjet më parë, ndërroi jetë perandori Franc-Jozef I, i cili gjatë mbretërimit të tij të gjatë dhe plot ndikim në historinë e Europës, thoshte se asnjë mynxyrë nuk i ishte kursyer në jetë.
Përveç rolit të rëndësishëm dhe përgjithësisht pozitiv të diplomacisë austro-hungareze, Franc-Jozefi I la disa gjurmë personale ndër shqiptarë, sidomos duke financuar me fonde personale, objekte kishtare si për shembull njërën prej kishave katolike të kryeqytetit.
Objekti më mallëngjyes mbetet në fakt organo që i dhuroi katedrales katolike të Prizrenit, më 1897, përkujtuar nga një pllakë shkruar në shqip me karaktere tipografike në përdorim në Shqipërinë e veriut përpara Kongresit të Manastirit.
Në shqipen e sotshme letrare teksti transliterohet:
“Madhëria Perandorake dhe Mbretërore e Franc-Jozefit të Parë, Perandor i Austrisë dhe Mbret Apostolik i Hungarisë, hireplotë për dhunti, Kishës katedrale të Prizrenit, në vitin e Shpëtimtarit tonë, 1897”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com