Rama 'përballet' me Bashën në Porta a Porta: Miku im, Juventusi nuk mund të krijojë skuadër pa Ronaldon

Rama 'përballet' me Bashën në Porta a Porta: Miku im, Juventusi nuk mund të krijojë skuadër pa Ronaldon

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisioni Porta a Porta, gazetari Bruno Vespa ka mundësuar një përballje mes tij dhe liderit të opzitës Lulzim Basha, duke futur në transmetim një intervistë të Bashës, ku ai rendit dy problemet kryesore që ka vendi ynë sot.

“Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin. Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj.  Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë  publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara. Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare drogre“ u shpreh Basha.

Edi Rama është përgjigjur se për çështjen e kanabisit, raportet më të besueshme janë ato të Guardia Di Finanza, që sipas tij tregojnë luftën reale që është bërë me drogën.

Rama e ka quajtur Bashën si “mikun e tij“ me të cilin bëri marrëveshjen 17 majit. Kryeministri tregoi dy pika të marrëveshjes me Bashën që kishin të bënin me njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe me mos prishjen e imazhit të Shqipërisë në botë.
“Dy gjëra bëmë në marrëveshjen me mikun tim lider të opozitës. Kush fiton qeveris dhe kush humbet do bëj opozitë. Ndërkohë që pika e dytë ishte nuk fltet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi dhe zëvëndësimin e mandateve dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij. Ai e krahasoi situatën me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja