Rama përballet me ‘Skënderbeun'
për Ligjin e Mbetjeve

Rama përballet me ‘Skënderbeun'<br />për Ligjin e Mbetjeve
Kryeministri Edi Rama 'mpreh shpatat' me ‘Skënderbeun” për Ligjin e Mbetjeve. Nuk ndodhi në një fushë beteje me jeniçerë si ajo e Dosmodovës, as në ndonjë pushtim kalaje, por beteja ndodhi në fushën e rrjetit social, Facebook, për një HEC, ku debati kaperceu në temën e Ligjit të Mbetjeve.

Rama publikoi një tekst mbi Rilindjen që po pëson zona e Gramshit, kurse një profil me emrin, Skëndër Skënderbeu i replikon me fjalët:
Përse duhet te prishet kjo mrekulli nga ato dreq plehrash???!!!!???”

Me 'shpatën' e mprehur të ironisë e humorit, Rama i ka dhënë një fshikullim Skënderbeut.
"Skenderbe" ruaju nga hordhia e jeniçereve te urrejtjes e te padijes qe duan te te pushtojne koken me shpaten e shpifjes dhe te ndezin ne zemren tende zjarrin e frikes, duke mbjelle genjeshtra si kjo e "plehrave" - jo se e duan Shqiperine me te paster sic e duam ti dhe une, po sepse duan pushtetin e humbur te interesave qe e rrenuan vendin tone te bekuar! Ne fakt kjo mrekulli sic e quan ti do jete me e mbrojtur nga fuqizimi i industrise se riciklimit te mbetjeve te gjelberta qe jane sot e gjithe diten nje problem i pazgjidhur i Shqiperise! Per me shume degjo e lexo shpjegimet ne postimet e mëparshme

rama skenderbeu

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën