LEZHE - Nga qyteti i Lezhës ku 4 vjet më parë Rama bënte fushatë për Gjovalin Kadelin, dje pasdite ai ka shprehur përbuzjen ndaj ish deputetit socialist i cili është përfshirë nga kryeministri Berisha në listat e PD-së.
Rama tha se Kadeli i ka kthyer shpinën socialistëve progresistë për një karrike, por se me ikjen e tij PS është më e pastër dhe më e fortë për të shkuar në parlament me 4 deputetë.
“Katër vite më parë isha këtu me një skuader deputësh, dua të bëj dy nënvizime. Një mirënjohje për Gjoke Jaku, cili katër vjet më parë mori votën për ta përfaqësuar. Nga ana tjetër dua të shpreh përbuzjen tim për një tradhtar si Gjovalin Kadeli i cili para katër vitesh që erdhi me votën e progresistëve të Lezhës, por sot katër vjet më vonë u ka kthyer shpinën për një karrike që është turpi i tij dhe emrit tij për këtë qytet që vetëm për një karrike u ktheu shpinën. Me ikjen e atij tradhtari sot Partia Sociliste është më pastër më e fortë dhe më e gatshme për të marrë fitoren dhe për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë me katër deputetë”- tha Rama.
Rama theksoi se vendimi Kadelit për të tradhëtuar votën dhe kauzën e socilistëve lezhjanë do të ndëshkohet me votë nga këta të fundit.
“Partia Demokratike tallet cdo ditë demokratët që prej vitesh jetojnë mes skamjes dhe mjerimit. Le të marrim shëmbullin e Lezhës ku atyre kjo parti i ofroi alternativën e një tradhëtari si Gjovalin Kadeli që tradhtoi të majtën dhe kurdo mund ta tradhëtojë edhe të djathtën”.- tha Rama
Në Lezhë nga Partia Socialiste kandidojnë Mimi Kodheli, Armanda Prenge, Arben Ndoka, Ndrec Dedaj, Mejreme Delishi, Eduard Ndocaj Kastriot Piroli dhe Mirela Neli. Ndërsa Kadeli është i dyti në listën e PD-së për qarkun e Lezhës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë
22 Janar, 15:46
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42