Duke qenë në qendër të sulmeve të opozitës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u përgjigjet me një shprehje kundërshtarëve të tij politikë. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje të shkrimtarit brazilian Paulo Coelho, duke thumbuar kështu Ilir Metën e Sali Berishën.

“Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin  “Fjalët e Mbrëmjes”.

Postimi i kryeministrit Rama

Me një gjuhë të njëjtë me njëri-tjetrit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e Sali Berisha, akuzojnë kryeministrin Edi Rama, se ai i ka dhënë direktivat SPAK që të nisë hetimet ndaj tyre. Ndërkohë në fillim të shtatorit, dyshja Meta-Berisha, kanë paralajmëruar një aksion të fortë opozitar. Ata thonë me retorikën e tyre se qëllimi i protestave do të jetë rrëzimi i Ramës dhe ndryshimi i këtij sistemi, që ata e quajnë të “kalbur”.