"Rama përgjigje të zgjuar për denglat
greke, na mbylli gojën për Himarën"

E ndoqa dje në stacionin televiziv Skai intervistën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, (në Alexis Papachelas) dhe e pranoj se pësova një tronditje kulturore, pasi u ndjeva si qytetar i një vendi të botës së tretë.

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të flasë dhe të analizojë çështjet greko-shqiptare, por që kisha dëgjuar se bëhet fjalë, në thelb, për një politikan Europian i cili dëshiron ta ndryshojë Shqipërinë dhe ta kthejë atë në një vend modern perëndimor.

U impresionova me anglishten e tij, qëndrueshmërinë e argumenteve të tij, fjalën e saktë/racionale dhe modestinë e tij.

Me pak fjalë, brenda një ore i përqeshi të gjitha këto dënglat/idiotësitë nacionaliste greke lidhur me gjasme Shqipërinë e Madhe apo gjasme kërcënimet që i përkasin minoritetit grek në Himarë, të cilat në mënyrë konstante i shpërndajnë disa gazetarë të marrosur, si dhe persona që nuk kanë me çfarë të merren dhe riprodhohen në pusin e ujërave të zeza të internetit e në broshura të ndryshme margjinale.

Për Shqipërinë e Madhe që gjasme përbën axhendën e fshehtë të politikës së jashtme shqiptare, argumentet e tij ishin të padiskutueshme. “Përse më duhet mua të kërkoj falje (apo të jap shpjegime)”, tha ai, “për llogari të disa paranojakëve që fantazojnë gjëra të tilla dhe krijojnë harta të pa baza?”. “Do të ishte njësoj sikur qeveria greke të dalë e të kërkojë falje sepse disa paranojakë ëndërrojnë kufijtë e Greqisë deri në mes të Shqipërisë”, shtoi ai.

Edhe më bindës ishte në lidhje me çështjen e gjasme “trajtimit të pabarabartë” të minoritetit grek të Himarës me prishjen arbitrare të disa ndërtesave që i përkasin qytetarëve shqiptarë me prejardhje greke.

“Në Shqipëri”, tha ai, “jemi duke projektuar një rigjenerim urbanistik dhe prishëm 9.000 ndërtesa në të gjithë vendin”. “Nëse gjeni” i tha Papachelas “që këto prishje në Himarë u bënë me kritere të tjera dhe bazuar në të tjerë ligje nga ato çka i përkasin pjesës tjetër të vendit, do të dal në kanalin tuaj dhe do t’i kërkoj në formë publike falje popullit grek”.

Me pak fjalë, Shqipëria e Ramës përpiqet t’i mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, t’i zbusë armiqësitë, urrejtjet dhe pasionet e historisë së Ballkanit dhe të kalojë përfundimisht në logjikën dhe në kulturën e perspektivës europiane të vendit të tij.

Në të kundërt, ne, të mbërthyer në stereotipi, psikoza dhe irredentizmin e nënndërgjegjeshëm të një personeli të vjetëruar dhe të paaftë politik, kërkojmë pretekste për grindje dhe garipllëqe boshe, në vend që të marrim shembull nga dëshira për prosperitet dhe progres që i përshkon fqinjët tanë.

Për fat të keq, “kjo është Greqia”, siç e kishte thënë me aq sinqeritet Simiti, i cili u përqesh nga të gjithë të marrët (budallenjtë) që marrin pjesë në këtë farsë që ne e quajmë debat publik. 

Autori është gazetar i të përditshmes greke, "Efimerida"*

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin