Rama përplaset me ish-anëtarin e PE-së në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova

Në Britaninë e Madhe ku edhe zhvilloi një komunikim me në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kryeministri Edi Rama është pyetur për marrëdhëniet me Kosovën. Por gjatë pyetjes, kreu i qeverisë u përplas me një ish-anëtar të Parlamentit Europian për emërtimin e Kosovës.

'Së pari nuk është “Kosovo” është “Kosova”. Kosovo është mënyra se si e thërrasin serbët. Kështu që ju avokatoni për pavarësinë e Kosovës dhe ju lutem, po ju kërkoj me përulje, nuk është faji juaj, propaganda ka bërë punën e vet, edhe unë ndonjëherë them Kosovo por është Kosova. Jo, jo, mos kërko ndjesë, edhe unë e bëj ndonjëherë, por është Kosova. Kosova nuk është vend mik, është një vend si motër, është një vend si vëlla. Është gjithçka, nuk është vend mik, ne jemi njësoj. Për arsye të caktuara jemi një komb që jeton në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan. Diçka nuk duhet të funksionojë por ja që kështu është, gjithçka që mundemi që të ndihmojmë dhe sigurisht që mirëpresim gjithçka që ata mund të bëjnë për ne për të na ndihmuar, jemi njësoj, thjesht kemi një kufi, kemi disa rregulla për të respektuar  por jemi njësor. Nuk e di se çfarë kishit ndërmend saktësisht kur pyetët?  Mësoje, thuaje me mua, Ko-so-va, jo Vo-va, si Su-e-La.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Britania e Madhe: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja