Kryeministri Edi Rama mori pjesë te marten pasdite në një takim të hapur me gratë kandidate për këshillat bashkiake, ku me ligjin e ri për barazine gjinore së fundmi numri i grave dhe vajzave në garë për këshilltare në bashkitë e vendit për "Aleancën për Shqipërinë Europiane" është 700 pjesëmarrëse.
Pas pershendetjeve nga gra deputete dhe emra pjesëmarrëse në garë për keshillat bashkike, fjalën e mori kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se "Ne kemi një mundësi fantastike, pasi 20 mijë gra kanë një pension të sigurtë, fale politikës së Ministrisë së Mirëqenjes Sociale. Kemi mundësi të themi se ajo votë në 2013, i çoi pensionet në drejtimin e duhur, pasi 20 mijë gra kanë një pension më të lartë, falë heqjes së tavanit dhe formulës së re. Sot në Shqipëri 5000 gjyshe kanë një pension social që nuk e kishin, nuk jemi në destinacion, por në drejtimin e duhur edhe në këtë çeshtje. Në Shqipëri ka sot 88 mijë gra që e marrin ndihmën ekonomike dhe ne morëm vendimin e duhur për të shkuar në drejtimin e duhur dhe sot e marrin ndihmën ekonomike dyfish nga ç'kishim dhe ky ishte vendimi i duhur për t'i çuar gjërat në drejtimin e duhur". Po ashtu, Veliaj bëri një bilanc të punës së bërë për gratë dhe solli si risi faktin kur leja e lindjes mund të trasferohet për burrat dhe pohoi se pjesmarrja e grave me 50% në garën për këshillat bashkjak është mundësia me e mirë për të fituar garën".
Nderkohe, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, tha: "Shumë respekt për angazhimin tuaj për t'i dhënë jetë një politike të re, radikale, që është një risi e plotë jo vetëm për Shqipërinë, as dhe për rajonin vetëm, por në të gjithë familjen europiane. Dua t'ju themë se një nga gjërat që i bënte dhe i bënë më të interesuar miq tanë partnerët nderkombetare kur takohemi, është prezenca jo e zakonshme e grave në qeverinë. Ne jemi në 12 vendet e parë në BE për prezencen e grave, por ju kam thënë dhe ju them se ky është se është vetëm fillimi, pasi në garën për këshillat bashkiake do të kemi 50% femra që është një moment që ndihem krenar se Shqipëria në imagjinatën e tyre merr menjëhere një ngjyrë shumë tërheqëse dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Normalisht kur duhet të përgatitesh për fjalime për gratë duhet të thuash dicka ndyshe dhe unë do t'i referohem një thënie dhe unë zgjodha një shprehje të poetit të madh Aragonit, i cili thotë "Gruaja është e ardhmja e njeriut" dhe ne ia arritëm kësaj dite".
"Kur ne nisëm reformen e gjinisë në 2005 dhe në 2007, kam bërë beteja me kryetarë komunash, kur kërkoja që gratë të përfaqësoheshin dhe filluam me ndryshime me statutin e Partisë Socialiste, ku futëm 30% gra dhe vajza në kongres të partisë dhe 30 % në Asamble të PS-së dhe 50% në kryesinë e partisë dhe unë nga ana ime që në krye të herës e vetmja gjë kur kandidoja për kryetarë bashkie, kërkova 50% gra, se Tirana do të japi shembullin, pasi është e mundur dhe e realizueshme. Ne atë betejë e nisëm me shumë pak gra, madje me katër gra deputete, Dada. Leskaj, Meksi dhe Stefa dhe më tej mberritëm duke arritur sot në shifra që janë inkurajuese, sa sot 50% e grave dhe vajzave janë në garë për këshillat bashkiake, prandaj dhe fitorja e "Aleancën për Shqipërinë Europiane" është e sigurtë", tha Rama. /ATSH/
/Shqiptarja.com