Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS tha se Pasqyrë Albania se platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, do të jetë pjesë e “Pasqyrës”.
Në hamendësimet e bëra, thuhet se “Pasqyra” është një tjetër hap që vjen nga përpjekja për të mbuluar dështimin e platformës së bashkëqeverisjes, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë, sepse platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, do të jetë pjesë e “Pasqyrës”.
Çfarë platforma ka bërë deri më sot, “Pasqyra” do ta garantojë.e-Albania do të jetë pjesë përbërëse e “Pasqyrës” dhe dosja personale, dokumente individuale dhe komunikimi vetjak për çështje shërbimesh apo çështje hallesh të një qytetari mbeten të mbrojtura dhe vazhdojnë të kryhen përmes e-Albania. Halli individual vazhdon të trajtohet me dinjitet dhe konfidencialitet, por risia është se halli individual nuk mbetet jetim në mjegullën e padepërtueshme të xhunglës digjitale.
“Pasqyrë Albania” publikon në kohë reale për çdo shqiptar se ku ngec një shërbim për të, informon sa zgjat përgjigjja që ai do të presë. Ajo mban në kontakt të vazhdueshëm çdo qytetar që do të jetë në kontakt të vazhdueshëm për çdo ndryshim që bëhet në korpusin legjislativ dhe korpusin rregullator të Shqipërisë", tha Rama teksa shtoi se çdo biznes i vogël apo qytetar do të informohet përmes një mesazhi në whatsapp.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Rama: Shteti, 3 plagë që duhen kuruar! Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale! Me ‘Flamingo Mirror’ publikojmë dokumentet për Sazanin e Zvërnecin




