Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më leje ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?

 

Pasi lajmëroi se do të përgatitet një draft për rritjen e pagës minimale në 950 euro, kryeministri Edi Rama vijoi takimet me përfaqësues të biznesit për të diskutuar mbi rritjen e pagës minimale për punonjësit. Rama u ndal edhe njëherë edhe tek ajo çfarë ka paralajmëruar, se s’do iu japin leje kompanive të ndërtimeve nëse japin paga minimale. Rama tha se nuk mund t’ jepet një punonjësi ndërtimi pagë minimale kur në Tiranë metri katror i një apartamenti është 1 mijë euro. Sipas kryeministrit, ky është shfrytëzimi i punonjësve dhe këtë s’do ta tolerojnë më, e pikërisht për këtë aryse po hartojnë draftin për të ndaluar lejet e ndërtimit për ata që japin paga minimale. 

“Kanë në total një numër të punësuarish, 53 277, flasim për pata të deklaruara. Janë pothuajse 8% e totalit të punësuarve në të gjithë vendit. Metri ka qenë 300 dollarë, edhe paga s’kishte si të ishte 300 dollarë apo 400 dollarë, por ishte më pak. Pyetja është kur sot metri katror në Tiranë, e ka kaluar 1 mijë euro, si mundemi ne të kemi një pagë minimale në kompanitë e ndërtimit për 32% të totalit të të punësuarve. 32% e 53 mijë njerëzve marrin pagë minimale. Si mund të pranohet kjo. Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të madha dhe sistematike për kompanitë shqiptare, ky është shfrytëzim i punonjësve deri në limitet e mbijetesës dhe ne këtë s’kemi për ta toleruar më. Në këtë 32% ka një gënjeshtër të madhe, një pjesë pagat që deklarohen, një pjesë tjetër paguhet në të zezë. Që do të thotë përfitime që janë përtej normales, shkojnë deri te pika e fundit e gjakut dhe djersës nga ana e kapitalistëve tanë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe në ambicien e qeverisë për të çuar pagën mesatare në 950 euro. Rama tha se një gjë e tillë do të reflektohet edhe në kompanitë private, pasi krijohet konkurrencë.

“E fundit që dua të them është që ne sot kemi bërë një diskutim të parë mbi një draft të një reforme që është reforma më e madhe  strukturës së pagave, për të bërë një rritje historike të pagave. Është reforma më e madhe, por është edhe reforma që mund ta bëjmë sot, se bënim dot dje. Rritja e pagave në sektorin publik reflekton menjëherë edhe në sektorin privat, si rezultat i faktit që krijohet një mekanizëm konkurrence dhe balance që ka të bëjë me motivimin e njerëzve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund