Rama: Po imunitetit, por s'arnojmë
Kushtetutën në gusht e shtato

Rama: Po imunitetit, por s'arnojmë <br />Kushtetutën në gusht e shtato
TIRANE- Pas takimit Rama tha se me ambasadorin amerikan Alekandër Arvizu ishte diskutuar për nismën dhe arsyet e propozimeve të PS-së, për ndryshimet Kushtetuese dhe për vendosmërinë e heqjes së imunitetit.

“Ne nuk kemi vënë kushte dhe nuk bëjmë pazar. Kemi paraqitur një propozim në funksionit të forcimit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, i cili i ka rrënjët në qeveri. Sa herë që çështje të një rëndësie madhore që kanë pasur të bëjnë me korrupsionin dhe janë adresuar në gjykatë imuniteti parlamentar nuk ka qenë pengesë dhe heqja e tij nuk ka garantuar gjykim të ndershëm. “- tha Rama.

Ai përsëriti qëndrimin se “PS është absolutisht e vendosur heqjen o kufizimin e imuniutetit, ky është qëndrim i kahershëm, por nuk do arnojmë Kushtetutën në gusht dhe më pas në shtator. Të bëjmë të gjitha diskutimet dhe më pas voton apo nuk voton atë që është e nevojshme. “

Rama kujtoi se është një moment për tiu dhënë një shans të ri vendit për marrjen e statusit të vendit kandidatëve në BE. “Është momenti për të treguar se ne jemi të gatshëm të bëjmë reforma reale të mos mbetemi në një debat shterp për imunitetin, por përmes një debati për Kushtetutën të bëjmë një sërë ndryshimesh që ndajnë sistemin politik nga ai gjyqësori.”

BERISHA FLET SI NE TREGUN E FSHATAREVE
Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit se Rama dhe PS pengon integrimin e Shqipërisë kreu socialist u përgjigj: “Unë neveris kryeministrin kur flet me një gjuhë të tillë, kur kërkon konsensus dhe sulmon opozitën. Me këtë gjuhë nuk bëhen kompromise as nëj tregun e fshatarëve ku shitet qepa, jo më një një tryezë për ndryshimet kushtetuese. Jemi në këtë pozicion sepse ky është pozicioni që i duhet vendi, mbi interesat e politikës është aspirata për integrimin. “- tha Rama duke përmendur të gjitha nismat që PS ka ndërmarrë për të miratuar ligjet me 3/5.

Për Ramën deklaratat e Berishës janë propaganda për ata që nuk kanë veshë të dëgjojnë e sy të shikojnë. “Është Propagandë e neveritshme, unë e neveris. Ata që e dëgjojnë dhe e besojnë janë thjeshtë shurdha dhe qorra që ia kanë falur udhëheqësit. Le ta mbajnë deri në zgjedhjet e ardhshme se do ta largojmë me shumicën e votës.”
Duke folur për ceremoninë presidenciale të marrjes së detyrës nga presidenti Nishani Rama tha : “Kemi ftesë, gjithsecili është i lirë të shkojë e të mos shkojë”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median