Rama: Po investojmë për sportin
3 orë mësimi në javë në shkollë

Rama: Po investojmë për sportin<br />3 orë mësimi në javë në shkollë
Në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit ekzekutiv Olimpik kryeministri Rama ritheksoi rolin e sportit në shoqëri dhe projektet që ka qeveria për angazhimin e të rinjve në këto veprimtari. Përpos vështirësive ekonomike që ka gjithë rajoni tha ai sërish kemi bërë dhe po bëjmë një transformim rrënjësor të sistemit sportiv kryesisht në shkolla e Universitete.

"Po investojmë shumë në shkolla për ti angazhuar të rinjt në fushën sportive,3 orë në javë janë programuar në programin mësimor  pasi investimi në këtë sector është me rëndësi për të gjithë vendin.Kemi ndërtuar qëndra sportive dhe po krijojmë infrastrukturën e duhur në këtë drejtim"-tha Rama  në mbledhjen e komitetit ekzekutiv 

Kryeministri është larguar më pas për shkak të axhendës, por nuk ka ngurruar t’u thotë të pranishmëve që ishin përfaqësues të sportit se do preferonte më mirë të rrinte me ta se sa me politikanët. “Më mirë të rrija me ju që jeni sportistë sesa me politikanet por duhet të largohem”, tha ai.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve