Rama: Politika është shah, Meta i përgjigjet me një foto: Në këtë ditë plot diell...

Rama: Politika është shah, Meta i përgjigjet me një foto: Në këtë ditë plot diell...

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka shkaktuar mjaft polemika dhe trazira në sferën politike të vendit me vendimin e tij për të mos dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të ri të Brendshëm. Në një moment kur mazhoranca ka kërkuar të ndjekë linjën e një politike “të ftohtë”, presidenti Meta duket se po luan me të njëjtat karta.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka publikuar këtë të shtunë një fotografi ku shfaqet duke pirë kafen e mëngjesit nga veranda e tij. “Të dashur miq! Ju uroj një të dielë të mbarë në këtë ditë plot diell”, shkruan presidenti i vendit.

Një ditë më parë, Meta deklaroi se nuk do ta dekretonte Sandër Lleshajn pasi nuk kishte krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë pëlqimin kësaj kandidature. Pas njohjes së vendimit të tij, u mësua nga burime të Report TV se kryeministri Edi Rama iu dërgoi një sms deputetëve të tij, duke iu thënë që të mos reagonin ndaj vendimit të Metës.

Foto e publikuar nga presidenti i vendit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 04/11/2018 11:31

    Sa të lodhura i paske lulet o president... Kush nuk ka respekt për lulen, nuk pyet as për njerëzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje