TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi menjëherë pas inaugurimit të aksit rrugor Levan- Damës ku ishte prezent edhe Berisha, duke shkruar në Twitter se qeveria po ndërton rrugë pa standarde.

Kryeministri Berisha akuzoi sot Ramën se nuk e votoi projektligjin për rrugën Levan- Vlorë, pasi sipas tij, kërkonte bllokimin e përfundimit të saj para zgjedhjeve.

Ndërkaq Rama shkruan në Twittër: “Rruget i bejne leket e popullit,standardet e rrugeve i imponon qeveria”, teksa vijoi duke thënë se “sot kemi shume leke te hedhura ne rruge,po asnje rruge me standarde!”.

(gm/Shqiptarja.com)