Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në faqen e tij në Facebook. Në rubrikën “Mirëmëngjes”, Rama ka postuar artikullin e profesorit Ricardo Hausmann, drejtues i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit. Në shkrim flitet për situatën ekonomike të Shqipërisë në vitet e fundit, duke vënë theksin tek reformat e qeverisë Rama.

Sipas Hausmann, kthesa që ka bërë Shqipëria në këto 5 vite, është një burim shprese, pasi nga një vend me një situatë ogurzezë, është kthyer në një vend me fokus bujqësinë, dhe investimet në energji.

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë artikull të profesorit të famshëm, Ricardo Hausmann, i cili aktualisht drejton Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit dhe që uroj të gjeni kohën ta lexoni, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.