Rama poston foton pikante dhe ironizon opozitën: Kur do e rrxoni pra iku viti?

Rama poston foton pikante dhe ironizon opozitën: Kur do e rrxoni pra iku viti?

Edi Rama, Kryeministër i vendit

Pas deklaratave të opozitës për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij sistemi, Kryeministri Edi Rama ka postuar së fundi një fotomontazh ironik ku thumbon krahun opozitar.

Teksa paraqet një foto në profilin e tij, në Instastory Kreu i qeverisë Rama duket se ka modifikuar një ekip sportiv i cili tërheq litarin me fotot e deputetëve nga Petrit Vasili, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe deri tek drejtuesit e opozitës Monika Kryemadhi, Kryetare e Lëvizjes Socilaliste për Integrim dhe Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike. Me anë të fotos së publikuar, Rama i drejtohet krahut opozitar duke i thënë se kur do ta rrëzojnë Qeverinë sepse iku viti.

"Kur do rrxoni pra iku viti", shkruan  Rama.

Fotoja ironike e postuar nga kryeministri Edi Rama

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 31/12/2018 06:40

    Po ju kur do i arrestoni.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 30/12/2018 13:16

    Me 36 gusht kur te piqem rrusht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës