Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës.
Pikërisht me pamje nga projekti i kësaj rruge e ka nisur ditën sot kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, siç është zona e Lurës.
"Mirëmëngjes dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Ndonëse me bukuri të jashtëzakonshme, kjo rrugë është krejtësisht e paasfaltuar duke e bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve në të.
Përmirësimi i këtij aksi do të mundësojë aksesin turistëve dhe vizitorëve drejt potencialeve turistike natyrore e kulturore te zonës, duke ofruar një mundësi për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe terë rajonit.
Me ka marr malli shume per ate vend vetem rruga me ka penguar. Eshte nje vend shume i bukur por rruga e ka penguar zhvillimin e ketyre zonave.
PërgjigjuMrekulli! Hallall ne rast se e ben dhe kete rruge. Eshte vend i mrekullueshem. Para Shqiperi e bukur!
Përgjigju