Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga një rezervuar i kultivimit të peshkut ton në detin e Jonit që është për tregun japonez.. Sipas Ramës, eksportet e prodhimeve të detit janë 5-fishuar, kjo për shkak të politikave mbështetëse të peshkimit. Ai shton se rezervuari është i ndërtuar duke respektuar standardet e nevojshme për tu eksportuar drejt tregut japonez.

"Ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon, e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez. Falë politikave mbështetëse të peshkimit i kemi thuajse pesëfishuar eksportet e prodhimeve të detit dhe do të vijojmë t'i rrisim më tej, vit pas viti", shkruan Rama.

Siç ka deklaruar edhe më parë se në mandatin e tretë elektoral do të ketë një fokus të veçantë për sektorin e peshkimit, Rama thekson se synohet që eksporti i prodhimeve të detit të rritet çdo vit.