Kryeministri Edi Rama poston video nga transformimi i fshatit piktoresk

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës. 

Përmes pamjeve krahasuese të gjendjes së mëparshme me atë të tanishme, kreu i qeverisë vë në dukje ndryshimin që ka pësuar kjo zonë duke u kthyer në një atraksion për turistë vendas dhe të huaj.

Në sajë të projektit 100 fshatrat, në bashkëpunim me ambasadën zvicerane dhe atë Autriake, bashkia e Vlorës ka investuar për rikualifikimin total urban të kësaj zone.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon.

Ai është një nga qendrat e banuara me te vjetra ne rajon. Dëshmitë e para historike mbi këtë zonë datojnë që në fillimet e mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Me nje histori të gjatë dhe tradita të pastra, fshati Dukat është një dëshmi e pastër e identitetit të jugut te Shqipërisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nga Dukati: 05/05/2019 10:48

    Ti xhaxhi Edi e ke zakon qe i servir gjellet pa u gatuar mire. Kur te mbaroj projekti plotesisht servire. Apo kalon koha e zgjedhjeve deri athere?

    Përgjigju
  • redi: 05/05/2019 10:43

    Rilindja urbane dhe rurale eshte arritja me fantastike e qe qeverise Rama dhe.....

    Përgjigju
  • tironci: 05/05/2019 10:28

    Mire tironen e dhive ne lloj lloj bojnash po me vloren cpate? dhe atje do me shkerdhy si qytet apo ste pelqejn ty keto ngjyrat e bordellove ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin