Tiranë- Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur mëngjesin me postimin e një videoje, duke na njohur kështu me një projekt të rëndësishëm për gjithë kryeqytetasit, atë të Unazës së Madhe lindore të Tiranës. Kryeminsitri thotë se kontratat e këtij projekti kanë përfunduar dhe puna për realizimin e këtij projekti nis në vjeshtë.
Unaza e Madhe lindore nis nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, kalon deri në Farkë dhe aty bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan.
Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES
Dhe me këtë shfaqje të projektit të Unazës së Madhe lindore të Tiranës nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan (aks me standardet e kategorisë A urbane, përfshirë veprat e artit, ura, mbikalime, nënkalime, kryqëzime), duke ju informuar se kontratat mbyllen e puna nis këtë vjeshte, ju uroj një javë të mbarë
Me 3D e ka bere shqiperine bahce me lule ky.
PërgjigjuNë kompiuter duket mirë..
PërgjigjuBukur shumë, knaqësi e madhe kombëtare...!!!
Përgjigju